Flash

"Drejtoresha e Tatimeve" shtatë muajshe shtatzënë

Lapsi.al 17 December 2016
"Drejtoresha e Tatimeve" shtatë muajshe shtatzënë

Nga drejtoresha e Tatimeve deri te Kimetja, Delinda Zhupës i duhet të bëjë sport të vërtetë në skenë për kapërcimin nga një rol te tjetri. Tashmë po përgatitet për rolin më të vështirë dhe të bukur të jetës, atë të mëmësisë.

Aktorja e humorit në spektaklin “Portokalli” është në muajin e shtatë të shtatzënisë, dhe pret të sjellë në jetë një djalë.

26-vjeçarja do të bëhet nënë për herë të parë pas fejesës 1- vjeçare me skenografin Eldo Disha.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ajo rrëfen si po i përjeton fazat e shtatzënisë në sy të publikut, rikthimi në spektakël direkt pas lindjes dhe dasma që ka planifikuar.

Edhe pse realizon disa karaktere në “Portokalli”, të identifikojnë si “drejtoresha e Tatimeve”. Të pëlqen apo të bezdis kur të flasin kështu?

S’e kam problem fare nëse vazhdojnë më quajnë “drejtoresha e Tatimeve”.

Si ndihesh në këtë atmosferë festash që do të bëhesh nënë për herë të parë?

Falë Zotit, deri tani ndihem mirë. Çdo gjë po shkon si duhet, kështu shpresoj të shkojë deri në fund, deri sa djali im të vijë në jetë. Pres të bëhem nënë në muajin shkurt, i njohur si muaji i dashurisë.

Ta ka komplikuar punën shtatzënia, apo vazhdon normalisht si më parë?

Unë kam vazhduar punën normalisht, pa asnjë ndryshim e asnjë ditë pushim.

Flitet se femrat shtatzëna bëhen më të ndjeshme gjatë kësaj periudhe? Ti?

Jo, unë ndihem siç kam qenë. Pra s’kam vënë re ndonjë ndryshim të madh.

Shumë role në spektaklin “Portokalli” i realizon me plastikën i trupit. Ke ndier vështirësi?

Jo, kuptohet gjëra normale. Ndiej lodhje, sepse tani jam në muajin e shtatë, por gjëra kalimtare.

E ke menduar emrin e djalit?

Po e kemi menduar, dhe do të jetë një emër shqiptar.

Po bëhesh nënë pa celebrim?

Jo, jam celebruar.

E celebruar, por ende s’ke organizuar një ceremoni dasme për partnerin, Eldin? Keni plan?

E kemi në plan, por pasi të lindë djali.

Për rritjen e fëmijës do të jesh nënë me kohë të plotë, pra do të shkëputesh nga puna në televizion?

Jo, do të vazhdoj punën normalisht.

Të bëhesh nënë është diçka që e ke ëndërruar, apo erdhi pa planifikim?

Misioni i çdo femre është të sjellë pasardhës, edhe unë po ashtu.

Ke refuzuar ndonjë rol të ri gjatë kësaj periudhe, që je në pritje të fëmijës?

Jo, asnjë rol nuk kam refuzuar. Gjithçka e kam realizuar pa problem dhe më se normalisht.

Në të ardhmen ke dëshirë të krijosh një familje të madhe me shumë fëmijë?

S’e di. Ka kohë ende, herët është. Unë mund të them se dua të kem një familje të shëndoshë, pak rëndësi ka numri i fëmijëve.

Është e vështirë për artistët të mbajnë lidhje afatgjata dhe familje të qetë gjatë karrierës?

Jo, aspak. Mendoj se është thjesht çështje menaxhimi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI