Flash

Foto dhe detaje ekskluzive: Çfarë bënte Flori teksa makina e tij digjej

Lapsi.al 19 December 2016
Foto dhe detaje ekskluzive: Çfarë bënte Flori teksa makina e

Mbrëmjen e së dielës në parkingun e qendrës tregtare “Olympia Center” një person rreth të 30-ave i vuri flakën makinës së Flori Mumajesit. I maskuar me kapuç dhe me dy shishe benzinë në dorë, personi u xhirua nga kamerat e sigurisë teksa futej në garazhdin nëntokësor. Deri më tani, ende nuk është zbardhur identiteti apo shkaqet e asaj që mendohet të jetë një zjarrvënie e qëllimshme. Por disa detaje të ngjarjes, lapsi.al ua sjell të përmbledhura më poshtë.

Sipas dëshmitarëve okularë, i pari që pikasi zjarrin në parking rreth orës 22.25 min ishte këngëtari Klajdi Haruni i cili së bashku me banorë të tjerë, u përpoqën të shuajnë flakët me bombolat e rastit.

Vetëm pak minuta më pas, gjashtë zjarrfikëse dhe shumë forca të Policisë arritën në vendngjarje, por tymi i madh që dilte nga hyrja e parkingut si oxhak, nuk i lejoi ata për orë të tëra të kryejnë ndërhyrjen.

Përkundër informacioneve të publikuara në media që thanë për një Fouristradë, automjetit të cilit iu vu flaka, burime të lapsi.al flasin për një Benz S Class, makinë luksoze.

I gjendur përballë të papriturës, Flori Mumajesi u pa jashtë ndërtesës ku ndodhet studio e tij. Vetëm pak minuta pasi i ishte vënë zjarri automjetit, kantautori i njohur xhironte me telefon tymin që dilte nga parkingu i makinave. Me mbërritjen e mediave në vendngjarje ai u largua duke mos dhënë asnjë reagim për publikun apo fansat. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI