Flash

Aktorja e "Al Pazar", luftë në dasmën e saj

Lapsi.al 30 June 2016
Aktorja e "Al Pazar", luftë në dasmën e saj

Rudina Dembacaj, e talentuara që imiton Jozefina Topallin apo personazhin Aja, martohet sonte mbrëma në një nga vendet më luksozë ku organizohen dasma në kryeqytet. Por, festa e aktores lezhiane dhe partnerit të saj në "Iliria Palace", duket se do të jetë vërtetë e veçantë!

Çifti kanë vendosur që gëzimin e tyre, ashtu si edhe lidhjen apo historinë e dashurisë, ta ndajnë me publikun. Jo vetëm kaq, por ata do t'i shohim në një pozitë jo të zakonshme për një nuse e një dhëndër, të cilët zakonisht duan që dasma e tyre të mbetet në kufijtë farefisnorë.

Kështu, Rudina dhe Aleksi do të bëhen personazhe në reality show-n "Lufta e Nuseve", ku tre nuse "përplasen" për të fituar "Muajin e Mjaltit" në Turqi. Po të kemi parasysh kriteret e vlerësimit si; atmosfera e festës, ushqimi apo fustani, përballja me Rudinën nuk duket e lehtë. Por se kush janë dy nuset e tjera dhe çfarë do të ndodhë në dasmat e tyre, mbetet për t'u parë sezonin e ardhshëm në Tv Klan.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI