Flash

Mbesa e Inis Gjonit flet për lidhjen me futbollistin Xhaka

Lapsi.al 30 June 2016
Mbesa e Inis Gjonit flet për lidhjen me futbollistin Xhaka

Që pas skualifikimit nga finalet e Europianit, mediat kanë vënë në qendër të lajmeve rozë vëllain Xhaka, futbollistin e Kombëtares i cili po përflitet për një lidhje me aktoren e "E Diell", Anais Lika. Marrëdhënia e tyre u zbulua pas një feste ku çifti ishte parë shumë pranë njëri-tjetrit, madje ata u larguan bashkë, Taulanti e mori hopa bjonden bukuroshe, shkroi Bluetooth.

Në kuadrin e vëmendjes së papritur që mori 22-vjeçarja, duket se ajo po e shfrytëzon më së miri duke bërë lojra e batuta, me të interesuarit të cilët duan të mësojnë më shumë rreth këtyre thashethemeve.

Anais, e ftuar në programin “Procesi sportiv”, u ngacmua nga drejtuesi Manushi për fjalët e ditëve të fundit. Me shkathtësinë që e karakterizon, mbesa e dy personazheve të njohura të showbiz-it, Inis e Ingrit Gjonit, u përgjigj: “nuk them as po, as jo”. Edhe kur Manushi e pyeti për tatuazhin me inicialin XH që bjondja ka në dorë, Anais u duk e përgatitur dhe the se germat në tatuazhin e saj janë për motrën dhe vëllain, por për lidhjen me Xhakën, ajo tha se “ku ka zë, s’është pa gjë”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI