Flash

VIDEO/ Në Fier një dhëndër ka marrë nusen me vinç

Lapsi.al 15 May 2016
VIDEO/ Në Fier një dhëndër ka marrë nusen me

Një i ri nga Fieri me profesion ndërtues, ka zgjedhur që të mos ndahet nga makineritë e rënda edhe në ditën e tij të dasmës.

Dhe zgjedhja për mjetin me të cilën do të marrë nusen, ka qenë fare e thjeshtë, një vinç.

S’kishte si të ndodhte ndryshe veçse edhe makinat shoqëruese të ishin të të njëjtit tip. Aspak i zakontë, por spektakolar ka qënë parakalimi i 4 vinçave të zbukuruar, të cilët kanë ngjallur kureshtjen e qytetarëve fierakë.

Dhëndri vjen nga një familje ndërtuesish me profesion vinçier, ndërsa marrja e nuses me këto mjete të rënda ishte edhe për të sjellë diçka ndryshe në ceremoninë tradicionale të marrjes së nuses.

 Disa muaj më parë një tjetër çift të sapomartuarish surprizuan me parakalimin e mauneve në qytet.

Tv Klan

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI