Flash

Dy femra shqiptare puthen në buzë në spotin publicitar

Lapsi.al 11 May 2016
Dy femra shqiptare puthen në buzë në spotin publicitar

Në prag të ditës Ndërkombëtare për Familjen (15 maj) dhe në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë (17 maj), organizatat për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri kanë realizuar një spot publicitar.

Në video tregohen momente nga jeta e përditshme e një çifti lezbikesh të cilat rrisin së bashku fëmijën e tyre. Ai mbyllet me mesazhin “Familja është dashuri dhe përkujdesje”, duke ngritur një çështje themelore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri, siç është e drejta për njohjen ligjore mes partnerëve të të njëjtit seks.

Nuk dihet nëse ky spot do të transmetohet në televizionet e vendit apo projekti do të jetë i pranishëm vetëm në Youtube. Gjithashtu mister mbetet fakti i personazheve që interpretojnë si familje lezbike. A i përkasin ato këtij komuniteti apo janë thjesht aktore në një spot publicitar. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI