Flash

Arbana Osmani përplaset me Ardit Gjebrean

Lapsi.al 28 April 2016
Arbana Osmani përplaset me Ardit Gjebrean

Është gati zyrtar lajmi që qarkulloi sot në media, sipas të cilit, sezoni i ri në Top Channel do të nisë me një format të njohur e të dashur për shqiptarët.

"C'è posta per te", emisioni ikonë i prezantuar nga Maria De Filippi në Mediaset, flitet se është blerë nga Top Channel, duke u përshtatur në shqip me emrin "Dua të të bëj të lumtur".

Lapsi.al mësoi se puna për programin që trajton histori njerëzore, ka nisur. Në krye të stafit është rikthyer italiania, ish-autore e Big Brother, E Diell, etj, Alessia Vessicchio.

Njësoj si në versionin italian, në fokus të emisionit janë surprizat, momentet e lumtura që personazhet rezervojnë me ndihmën e programit, për të dashurit e tyre.

Është pak a shumë e njëjta formulë që jemi mësuar të shohim çdo të dielë në emisionin e Ardit Gjebreas. "Ka një mesazh për ty" është fiks rubrika e ngjashme me "C'è posta per te", ndaj nuk është e qartë pse Top Channel ka investuar në një patentë, suksesi i së cilës, pavarësisht se jo origjinale duket se është vulosur nga Tv Klan.

Sidoqoftë, përballja mbetet interesante. Pavarësisht ditëve të transmetimit, me vendosjen e Arbana Osmanit nën drejtimin e programit që nis në shtator, mbetet për t'u parë përplasja mes dy prej figurave kryesore të ekraneve shqiptare.

Të këshilluara

Ledio i Çanit flet për largimin e Sophies

Batutat e Arian Çanit në emisionin e tij “Zonë e Lirë” jo pak herë i kanë kaluar kufijtë. Megjithatë, çdo gjë shkonte në rregull për sa kohë ato u adresoheshin ...

06:30

Geti kap për fyti Marinën (Foto)

Ata janë çifti më i përfolur aktualisht në show bizin shqiptar. Geti dhe Marina Vjollca shpesh postojnë fotografi të p&eum...

15:40

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI