Flash

Fiori Dardha shpërthen kundër gjobave të Erion Velisë

Lapsi.al 27 April 2016
Fiori Dardha shpërthen kundër gjobave të Erion Velisë

Denoncimeve të shumta që qytetarët bëjnë në mediat sociale pasi gjejnë rrotën e automjetit të bllokuar, i është bashkuar sot edhe prezantuesja e emisionit “Fik Fare”. Fiori Dardha ka denoncuar gjobat e vendosura për dy ditë rradhazi në automjetin e saj, të cilin e parkon prej kohësh në të njëjtin vend.

Kjo nuk është Tirana që dua! 
Dje dhe sot kam marrë dy gjoba për parkim të gabuar. Parkimin, njësoj si pardje, e kam bërë ekzakt në të njëjtin vend. Në fakt, ai është i vetmi vend, ku mundësohet parkimi në lagjen time, tek Prokuroria e Përgjithshme. Deri sot, nuk kishte asnjë tabelë që më ndalon parkimin. Praktikisht, kam marrë dy gjoba të paligjshme, sepse Bashkisë, i vrasin sytë makinat dhe preferon biçikletat. (Ky është hamendësimi më dashamirës që mund të bëj.) Por unë nuk mund të bëj sikur jam tip kaq trendy sa të më pëlqejnë biçikletat. Nuk mund të bëj dot as si pariziene e vogël dhe të shkoj në punë, të dal shëtitje apo të bëj pazar duke vënë tek koshi i biçikletës disa lule, një baguette apo pak djathë brie. 
Tirana jonë është me ajër kaq të ndotur, me kaq pak gjelbërim, me rrugë kaq të prishura dhe me gropa, sa nuk mund të tallem dot me veten dhe të pranoj se biçikleta është zgjidhja. Preferoj më mirë të paguaj taksat për makinën time. 
Nëse Bashkia nuk është në gjendje të më sigurojë parkim, qoftë edhe me pagesë, do të ishte më e ndershme të propozojë një ligj si në komunizëm, për ndalimin e qarkullimit të makinave private, sesa të më gjobisë vjedhurazi apo të më heqë arbitrarisht çdo hapësirë parkimi. 
Nëse "Tirana që duam" do të ndërtohet kundër qytetarëve të vet, atëherë preferoj të jetoj në Londër! Dhe nëse kështu u bëkërka shteti, atëherë më duhet të rikonsideroj idenë se Donald Trump është i zgjedhshëm! – shkruan Fiori.

 

Të këshilluara

Ledio i Çanit flet për largimin e Sophies

Batutat e Arian Çanit në emisionin e tij “Zonë e Lirë” jo pak herë i kanë kaluar kufijtë. Megjithatë, çdo gjë shkonte në rregull për sa kohë ato u adresoheshin ...

06:30

Geti kap për fyti Marinën (Foto)

Ata janë çifti më i përfolur aktualisht në show bizin shqiptar. Geti dhe Marina Vjollca shpesh postojnë fotografi të p&eum...

15:40

Sara komenton pamjen e Ledionit

Prezantuesi i Top Channel njihet për stilin gjithnjë në ndryshim, aq sa edhe e fejuara e tij, duket e habitur me pamjen e Ledionit përpara p...

14:17

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI