Flash

Sophia e re: “Çani nuk më ngacmoi në asnjë moment”

Lapsi.al 27 April 2016
Sophia e re: “Çani nuk më ngacmoi në asnjë

Bukuroshja nga Gjirokastra e cila u shfaq premierë të premten e shkuar në “Zonë e Lirë” prej disa kohësh merret me modeling. Por vetëm roli i saj si “Sophie” arriti t’i dhurojë famën brenda natës. Si personi më i afërt me gazetarin karizmatik, Andonia Dobi tregon në këtë intervistë, batutat që shkëmbyen mes tyre.

Si u bëtë pjesë e “Zonë e Lirë”?

Gjithçka nisi kur u largua ‘Sofia’ e parë. U bë një audicion, ku Çani përzgjidhte edhe vajzën që do ta zëvendësonte. U përzgjodhëm dy, unë dhe një vajzë tjetër.

Si u ndjeve gjatë puntatës së parë te ky format?

Isha shumë rehat. Mund të them se ishte gallatë, u ndjeva pikërisht si në shtëpinë time.

Keni punuar disa kohë modele, por famën e njohët të premten mbrëma te Çani; si e përjetuat këtë famë?

Të them të drejtën ishte diçka që më habiti. Sapo nisi emisioni, kam parë lajmet nëpër portale që shkruanin për mua. As nuk e di ku e gjetën emrin tim apo gjithçka tjetër që dinin, por lajmi kishte bërë një jehonë të madhe. Për mua ishte diçka e madhe dhe shumë e bukur. Nuk e mendoja se do të kishte kaq sukses që në daljen time të parë. Më vjen mirë që mora gjithë këtë mbështetje në televizion.

Sa ju ngacmoi Çani me batuta në puntatën e parë?

Nuk më ka ngacmuar në asnjë moment. Normalisht nuk mund të bënte ngacmime të tilla, pasi e dinte shumë mirë se si isha para se të bëhesha pjesë e stafit.

Çfarë batutash bën Çani me ju?

Më shumë janë komplimente sesa batuta. Pas puntatës së parë, më ka thënë shumë gjëra në fakt. “Je një yll, perlë, e shikon që funksionoi”, komplimente të kësaj natyre më së shumti. Nga ana tjetër më ka dhënë edhe shumë këshilla, sidomos te pjesa e pamjes sime, pasi kam disa gjëra për të rregulluar.

A mendoni se do të mund ta zëvendësoni ‘Sofinë’ e parë, që ka disa vite pjesë e “Zonë e Lirë”?

Nuk mund të them që nuk e zëvendësoj dot. Realisht puna nuk është aq e vështirë. Rëndësi ka që ti të bësh gjithçka që Çani të thotë. Këtë bënte edhe ‘Sofia’ e parë, që ishte shndërruar në shpirtin binjak të Çanit, pasi merreshin vesh vetëm me sy. Puna ime është që të qëndroj si një imazh te “Zonë e Lirë”. Mendoj se e bëj më së miri këtë pjesë. / G.SH

Të këshilluara

Ledio i Çanit flet për largimin e Sophies

Batutat e Arian Çanit në emisionin e tij “Zonë e Lirë” jo pak herë i kanë kaluar kufijtë. Megjithatë, çdo gjë shkonte në rregull për sa kohë ato u adresoheshin ...

06:30

Geti kap për fyti Marinën (Foto)

Ata janë çifti më i përfolur aktualisht në show bizin shqiptar. Geti dhe Marina Vjollca shpesh postojnë fotografi të p&eum...

15:40

Sara komenton pamjen e Ledionit

Prezantuesi i Top Channel njihet për stilin gjithnjë në ndryshim, aq sa edhe e fejuara e tij, duket e habitur me pamjen e Ledionit përpara p...

14:17

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI