Flash

Ledio i Çanit flet për largimin e Sophies

Lapsi.al 27 April 2016
Ledio i Çanit flet për largimin e Sophies

Batutat e Arian Çanit në emisionin e tij “Zonë e Lirë” jo pak herë i kanë kaluar kufijtë. Megjithatë, çdo gjë shkonte në rregull për sa kohë ato u adresoheshin personazheve që intervistonte moderatori. Problemet nisën në momentin kur personazh u bë një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Çanit, asistentja e tij, Romina Alku.

Sophia bjonde u zëvendësua të premten e shkuar. Fakt ky që zgjoi jo pak kureshtjen e audiencës së këtij emisioni. Menjëherë vërshuan edhe thashethemet mbi motivet që e detyruan ish-velinën e Fiks Fare, të largohet. Në lidhje me këtë "surprizë" jo të këndshme, "Ledio të lutem", regjisori i “Zonë e Lirë” rrëfen për “Vip Pages” se Sofia është larguar përfundimisht nga emisioni.

I pyetur mbi arsyet pse e detyruan bukuroshen e “Zonë e Lirë” drejt vendimit për të braktisur emisionin dhe nëse është e vërtetë që ajo u largua vetëm prej batutës së Çanit, Ledio shprehet: “Çani nuk është prononcuar për këtë çështje, kështu që as mua nuk më takon të prononcohem. Megjithatë, për sa kohë ai nuk ka folur, do të thotë që nuk i ka dhënë rëndësi kësaj gjëje”. Ledio Topalli i cili po ashtu siç edhe Romina, kanë disa vite si bashkëpunëtorë të Çanit, thotë: “Ka ikur ajo Sofi, është një Sofi tjetër. Ajo nuk e kishte emrin Sofi, është kjo, mund të vijë dikush tjetër nesër, apo dikush tjetër më vonë. Sofia nuk është tapi aty, por një karakter që për 5 vjet u luajt si rol nga ajo dhe tani po luhet nga një tjetër”.

Të këshilluara

Geti kap për fyti Marinën (Foto)

Ata janë çifti më i përfolur aktualisht në show bizin shqiptar. Geti dhe Marina Vjollca shpesh postojnë fotografi të p&eum...

15:40

Sara komenton pamjen e Ledionit

Prezantuesi i Top Channel njihet për stilin gjithnjë në ndryshim, aq sa edhe e fejuara e tij, duket e habitur me pamjen e Ledionit përpara p...

14:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI