Flash

Ja si ti përdorni ikonat e reja që ka nxjerrë sot Facebook

Lapsi.al 24 February 2016
Ja si ti përdorni ikonat e reja që ka nxjerrë sot Facebook

Facebook lançoi këtë të mërkurë “reagimet” e reja në funksion të përdoruesve. Megjithatë kompania më e madhe e komunikimit online nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këto ikona. Po kur është më e përshtatshme të përdorësh “like” dhe kur atë “love”? “Washington Post” ka treguar për “rregullat” që duhet ndjekur në përdorimin e këtyre reagimeve.

Like (Pëlqej): Njëlloj siç e keni bërë deri tani kur ju pëlqen diçka që është postuar në Facebook. Edhe me ikonat e reja mund ta bëni këtë.

Love (Zemra): Këtë reagim mund ta përdorni kur me të vërtetë pëlqeni diçka që është postuar në Facebook – diçka si “like”, por me më shumë ndjenja.

Haha: Ky reagim është kur dikush iu bën të qeshni, qoftë me zë të lartë apo thjeshtë në heshtje.

Wow: Më së shumti kjo ikonë i është dedikuar përdorimit në rastet e artikujve të rreme të lajmeve. Me këtë ju mund edhe të shprehni habi apo edhe skepticizëm e nënçmim. Kjo është një farë “unike”, një buton që facebook ka thënë se nuk do ta nxjerrë asnjëherë.

Sad (Figura e pikëlluar): Këtë mund ta përdorni në vend të “like” në një status apo foto trishtimi. Kjo mund të përdorejt kur dikush lajmëron një vdekje ose ngjarje të tjera të cilat në fakt nuk duhet të pëlqehen (Kush e pëlqen vdekjen e dikujt?).

Angry (Figura e tërbuar): Fytyra e tërbuar është shprehja ideale për një postim me të cilin nuk pajtoheni.  

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI