Flash

Pas padisë, reagon Eni Çobani: Jam gati të përballem në gjyq

Lapsi.al 19 February 2016
Pas padisë, reagon Eni Çobani: Jam gati të përballem

Gjatë të enjtes së 18 shkurtit është përhapur lajmi i një padie kundrejt avokates Eni Çobani. Sipas këtyre publikimeve, ndërmjetësja e ‘Shihemi në Gjyq’ është paditur për mashtrim nga një shtetase, me pretendimin se Çobani i ka mbajtur 3.5 milionë lekë të vjetra për një çështje ligjërisht të pushuar.

‘Unë nuk do ta quaja një skandal’, është shprehur ajo, ‘Nuk di asgjë rreth kësaj padie veç atyre që më kanë thënë miqtë dje dhe kam lexuar nëpër portale’

E pyetur nga NewsBomb, Eni Çobani është shprehur e habitur për këtë lajm, pasi ajo është mbrojtëse ligjore e zonjës në fjalë, dhe në asnjë moment nuk i është reevokuar ky status nga ana e saj. Avokatja thotë se ajo vazhdon ta mbrojë zonjën Valbona Hasankolli, dhe nuk është lajmëruar në asnjë moment as nga ana e saj, dhe as nga ana e gjykatës për diçka të tillë:

‘Unë s’jam thirrur në gjyq’, ka thënë Eni Çobani, ‘Unë kam hapur gjyq për mbrojtjen e zonjës!’

Çobani sqaron se nuk e sheh të logjikshme të komunikojë me zonjën Hasankolli, pasi nuk është informuar në rrugë zyrtare për një padi të tillë: ‘Nuk kam sesi ta shqetësoj zonjën pa u informuar në rrugë zyrtare (…) Shpresoj shumë që kjo të jetë një lojë e mediave sociale, por nëse është e vërtetë atëherë jam e gatshme të përballem në gjyq.’

Të këshilluara

Xhesika Ndoja niset për Amsterdam

29-vjeçarja e cila fillimisht bëri bujë me historinë e deputetit që i ofronte para në këmbim të seksit, e së fundi me biznesmenin e gjetur në dollapin e saj nga...

09:16

Eni Çobani paditet për mashtrim

Avokatja Eni Cobani, e njohur në publik për emisionin “Shihemi në Gjyq”, është paditur rreth një javë më par...

10:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI