Flash

Blendi Kajsiu:Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Gabimet që duhet t’i shmangësh në lidhje gjatë këtij viti

Lapsi.al 8 January 2016
Gabimet që duhet t’i shmangësh në lidhje gjatë

Nëse do të fillosh një frymë të re gjatë këtij viti në marrëdhënien në çift, pse nuk përfiton nga disa këshilla të cilat do të të ndihmojnë për të të orientuar në një marrëdhënie të re, e cila fillimisht kërkon që të lësh mënjanë disa gabime?

Më poshtë janë disa prej zakoneve më të këqija që duhet t'i shmangësh, nëse do vërtet të kesh një marrëdhënie më të shëndoshë gjatë këtij viti.

Pritja që ai të bëjë hapin e parë. Nëse do që të takosh një djalë, duhet ta çosh veten në atë vend. Një gjë aq e thjeshtë sa buzëqeshja ose flirti me sy është treguesi më i mirë që funksionon gjithmonë.

Të jetosh të kaluarën. Mos mendo më për marrëdhëniet e dështuara, zhgënjimin apo gabimet e së shkuarës. Mbylle atë kapitull dhe lëri vetes hapësirë për një eksperiencë të re dhe të hapur.

Shpenzimi i kohës me dikë që nuk të tërheq. Ai mund të jetë njeri i mirë, por nëse nuk ke asnjë shkëndijë apo trokitje zemre që të çon drejt tij, atëherë mos shpenzo kohë kot me të.

Shpenzimi i kohës me dikë që nuk është i dhënë pas teje. Braktise këdo që nuk t'i kthen mbrapa mesazhet. Tjetri!

Fshehja e së shkuarës. Nëse do të jesh "cool girl", kush mund të shqetësohet nëse del çdo fundjavë me një djalë tjetër? Por nëse nuk i jepni njëri-tjetrit hapësirën e nevojshme, është mirë të flisni. Është e vetmja mënyrë që do ta bëjë të lumtur dhe të qëndrueshme marrëdhënien tuaj.

Të fokusuar në gjërat personale. A flet ai vazhdimisht për punën, për ambiciet e tij apo për gjithçka kërkon të arrijë në karrierë? A kalon shumë kohë me shokët fundjavave? Të njëjtën gjë bën edhe ti? Nëse fokusoheni më shumë në gjërat personale, punën, karrierën, miqtë etj., marrëdhënia ka shumë gjasa të mos funksionojë. Jepi shanse atij dhe vetes që të kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Të shqetësuar vazhdimisht për mendimet e miqve. Mos lejo që opinionet e miqve për punën, personalitetin, pamjen apo influencën në shoqëri të bëhen të tepërta për ty dhe të dashurin, shkruan revista class. Dëgjoji këshillat e miqve, por beso në ndjenjat e vërteta të tij dhe në ndjenjat e tua.

Përshkrimi vetëm me një shprehje "nuk është tipi im". Mos lejo që këto fjalë të dalin nga goja, nëse je në lidhje online ose sapo ke filluar të frekuentohesh.

Të presësh për mesazhet dhe telefonatat e tij. Mjaft prite që të të çojë gjithmonë ai mesazhe i pari. Mund të jesh edhe ti iniciatorja.

Përfshirja e të tjerëve në marrëdhënien tuaj. A u fejua shoqja jote e ngushtë? Po të pyesin se kur i dashuri do të takojë prindërit? Mos u shqetëso më për këto dhe as mos i përfshi mikeshat në gjërat personale. Madje, as mos ia trego atij çfarë mendojnë ato për marrëdhënien tuaj.

Të shtysh intimitetin. Jeta dinamike e të gjithëve është një nga justifikimet më të përdorshme për ditët tona. Por koha e shtratit është po ashtu e shenjë për ta bërë më të Fortë lidhjen, kështu që mos nxirr arsyetime për këtë. As mos e shty për më vonë. /Telegrafi

Të këshilluara

Pse njerëzit puthen?

Pyetja që më shpesh kërkohet në Google është se pse njerëzit puthen, ndërsa pjesë të ndryshme të trupi...

16:43

ide

Blendi Kajsiu:Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI