Flash

Imituesja e Briseida Shehajt në Portokalli: Drejtoresha e tatimeve sërish personazh

Lapsi.al 10 October 2015
Imituesja e Briseida Shehajt në Portokalli: Drejtoresha e tatimeve

Aktorja e Portokallisë, Delinda Xhupa është e njohur për disa role në spektaklin e humorit, por imitimi i drejtoreshës së tatimeve Briseida Shehaj gjatë javës së kaluar, bëri xhiron në të gjitha rrjetet sociale dhe është pëlqyer përtej pritshmërisë. Më poshtë Delinda ka zbuluar për revistawho.com çdo kuriozitet që mund të kemi sa i takon rolit të saj, si dhe nuk është treguar e ngurtë, për ta njohur atë përtej skenës së spektaklit…

Roli i Drejtoreshes së Tatimeve bëri shumë zhurmë në rrjetet sociale, si u ndjeve nga ky reagim?
U nis si një punë normale për një karakter të ri në fillim të sezonit. Pati një reagim shumë pozitiv dhe realisht një pëlqim të tillë nuk e prisja. Kam ngelur e surprizuar.
 
Si ia dole që e imitove aq mirë?
Nga momenti që m’u caktua imitimi i drejtoreshës, fillova të përfshihem në rol derisa ia arrita qëllimit.
 
Sa kohë të është dashur për ta ndjekur, apo ka mjaftuar vetëm konferenca për shtyp që ajo dha?
Materiali që jam bazuar sigurisht është konferenca, pasi nuk kam njohje personale me të. Për realizimin e figurës së saj më është dashur rreth një javë përgatitje.
 
E kujt ishte ideja që ti të vishje rolin e saj?
Ideja e rolit ishte e profesorit Altin Basha të cilin e falenderoj, pasi përveç rolit që më besoi, vuri në dukje edhe ngjashmërinë që kam me Briseidën, që ishte një plus më shumë për rolin.
 
A ke marrë ndonje mesazh nga Briseida?
Nga nje bisedë e bërë me të në telefon, ajo më shprehu se e kishte pritur mjaft mirë daljen time dhe reagoi pozitivisht dhe kjo gjë më bëri ta vlersoj.
 
A do vazhdosh ta imitosh?
Është një personazh ndaj të cilit publiku reagon mirë dhe do jetë edhe gjatë javëve në vazhdim.
 
 
Çfarë mendimi ke për femrat që posedojnë titullin e drejtoreshës në institucione të ndryshme, duhet të jetë garipe, sa më feminile, apo nuk ka rëndësi karakteri?
Rëndësi ka aftësia e bërjes së detyrës sesa karakteri i individit.
 
 
 
 
 
 
 

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI