Flash

Flori dhe Elvana mbrojnë Ismail Morinën: Rrezikonte jetën, s’është kriminel

Lapsi.al 10 October 2015
Flori dhe Elvana mbrojnë Ismail Morinën: Rrezikonte jetën,

Përmes një statusi të gjatë të publikuar në rrjetin social “Instagram” kantautori Florian Mumajesi ka dalë në mbrojtje të Ismail Morinës, i cili aktulisht është i arrestuar. Sipas Mumajesit, Ballisti nuk është kriminel por armët i kishtë për vetëmbrojtje. Cantautori i bën thirrje të gjithëve të mos heshtin përballës padrejtësisë, që sipas tij po i bëhet një patrioti. Disa orë më vonë kësaj deklarate iu bashkua edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila shpërndau në llogarinë e saj të “IG” këtë status: "Autochthonous. Për 24 orë të bëjnë hero dhe për 24 orë të rrëzojnë përsëri?! Këta jemi ne?! Nuk jam ndjerë kurrrë më shumë krenare në jetën time se ajo ditë që u ngrit flamuri në mes të Beogradit… Sot kur e shikoj në lajme Ismail Morinën më bëhet akoma edhe më e hidhur humbja, prandaj zgjedh të mos hesht për shqiptarin tim, patriotin e vërtetë dhe më të kërcënuar në shqiptari për jetën e tij. Ne nuk kishim mundësi ta mbronim jetën e tij, prandaj mbase edhe ai nuk kishte zgjidhje tjetër për t’u vetëmbrojtur. Mbase dhe unë do të bëja të njëjtën gjë, cilido nga ne mbase do ta bënte, por sot të paktën kemi mundësi që sado pak ta mbrojmë lirinë e tij. Mjafton vetëm të mos heshtim!ne jemi të lirë ndërsa ai jo! Këtë herë mundemi ta mbrojmë atë duke i harxhuar dy minuta nga jeta jonë në mbështetje të tij sepse ngjanjëherë populli është gjyqtari i vërtetë. Ismail Morina “Ballisti” nuk është kriminel! Personalisht kur e pashë në lajme pas hekurave dhe i kërkuan të heqë bluzën e kuqe me Shqiponjë, ndjeva se serbët nuk fituan vetëm ndjeshjen, por po fitojnë edhe atë copëz krenari te cilido nga ne, të çdo shqiptari.” Ismail Morina u kap me 2 pistoleta në makinën e tij. Ai tha se armët i mbante sepse ndjehej i rrezikuar nga ekstremistë serbë, pasi policia kishte refuzuar ta merrte në mbrojtje.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI