Flash

Soni divorc me Mirkon se nuk hoqi dorë nga karriera

Lapsi.al 10 October 2015
Soni divorc me Mirkon se nuk hoqi dorë nga karriera

Këngëtarja Soni Malaj megjithëse e martuar me një shtetas italian dhe me një shtëpi në Romë, nuk u largua asnjëherë përfundimisht nga Shqipëria dhe nga kënga. Ajo vazhdoi ta ndiqte me përkushtim karrierën muzikore, duke u vendosur në Tiranë, duke nxjerrë këngë e videoklipe të reja e duke kënduar nëpër koncerte. Përgjatë kësaj kohe, bashkëshorti i saj italian Mirko Luccarelli qëndronte në Romë dhe shumicën e kohës edhe vajza e tyre 3- vjeçare Anna. Siç shkruan gazeta "Panorama" ishte pikërisht kjo largësi dhe vendimi i këngëtares për të mos hequr dorë nga karriera që çuan në divorc. Gazeta citon burime shumë të afërta të çiftit që thonë se Mirko shpesh nuk ishte dakord me vendimet e Sonit dhe ata kurrë nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët. çifti u njoh pesë vite më parë në spektaklin e vallëzimit "Dancing With The Stars" dhe u celebruan në vitin 2013. Aktualisht ata kanë nisur procedurat e divorcit dhe do të jetë gjykata që do të vendosë se kujt do t' mbetet kujdestaria e vajzës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI