Flash

Ish-burri i Aurela Hoxhës për “Lapsi.al”: Edhe po m’u lut nuk kthehem me të, jam zhgënjyer

Lapsi.al 9 October 2015
Ish-burri i Aurela Hoxhës për “Lapsi.al”: Edhe po

Rreth një muaj pas publikimit të lajmit për ndarjen e tyre, ish- bashkëshorti i modeles Aurela Hoxha flet për herë të parë. Admir Ismailukaj rrëfen për “Lapsi.al” se periudha pas ndarjes është e vështirë, por konfirmon edhe njëherë se nuk ka më kthim pas. Sipas Ismailukajt, pas 14 vitesh përkushtim ai në fund ka marrë prej bukuroshes së kopertinave vetëm një zhgënjim të madh. “Për mua është një rrugë që s’ka kthim mbrapa. Pasi edhe nëse ajo më lutet, unë prap do e refuzoj. Çdo gjë ka marrë fund”, ka thënë ai. Më tej ish- burri i Aurela Hoxhës ka pranuar se ka pasur një dashuri të madhe mes tyre, nga e cila mbeti vetëm zhgënjimi. “Përjetimi pas ndarjes është ai i një të dashuruari, që pas 14 vitesh mori zhgënjimin”, ka përfunduar Admir Ismailukaj. Një muaj më parë në media u bë publik lajmi për ndarjen e shoëgirl-it shqiptar Aurela Hoxha, nga bashkëshorti i saj Admir Ismailukaj. Ata ishin njohur dhe dashuruar 14 vite më parë, ndërsa prej nëntorit të vitit 2005 ishin zyrtarisht të martuar. Tashmë ish-çifti janë në proces divorci, kërkesa për të cilin u bë nga Ismailukaj. Bukuroshja Hoxha nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike lidhur me këtë, teksa vazhdon e qetë aktivitet e saj duke mos harruar të përshëndesë me foto edhe fansat në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Ish- gruaja e Bleros gjen të dashur

S’ka kaluar ende një vit nga ndarja e tyre zyrtare, dhe çifti i famshëm kosovar Blero dhe Teuta e kanë harruar njëri- tjetrin. ...

11:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI