Ushtrime të forta dhe ushqim të pakët. Dy muaj nga sfilata e 8 dhjetorit, kjo është jeta e engjëjve të Victoria’s Secret. Objektivi është që të arrijnë të heqin minimalisht 18% të masës trupore. Vajzat kontrollohen çdo javë nga një dietologe e cila i jep edhe regjimin përkatës. Por sa më shumë afrohet sfilata, aq më pak mund të hanë vajzat, raporton “Corriere Della Sera”. Për të pasur një trup perfekt, dieta e modeleve nuk parashikon ushqime bazë dhjetë ditë përpara sfilatës. Ndërsa dy ditë para shfaqjes së madhe, bukurosheve seksi të pasarelës së famshme u lejohet vetëm të pijnë. Vajzat e kanë të ndaluar kategorikisht të hanë, ato mund të pinë vetëm ujë. Madje sasia e ujit që duhet të konsumojnë është po ashtu e përcaktuar, 4 litra në ditë. Dhe për ta mbyllur me sukses, 12 orë para sfilatës, modelet e Victoria’s Secret as nuk hanë e as nuk pinë. Këto janë sakrificat e femrave më të dëshiruara të botës.


