Flash

Luana nervozohet nga kaosi në rrugët e Tiranës: Trafik leshi

Lapsi.al 10 October 2015
Luana nervozohet nga kaosi në rrugët e Tiranës: Trafik leshi

Që kur ka hyrë në lojë 'snapchat' ku vipat postojnë momente të përditshmërisë së tyre, vëmendja e fansave është përqëndruar në aplikacionin e famshëm, për të mësuar më shumë rreth jetës së personazheve që ndjekin hap pas hapi. Me të mirat e të këqijat e tyre, si njerëz të thjeshtë, 'snapchat' nxjerr në pah një pjesë të mirë të karakterit të atyre që e përdorin. Në pamundësi për të ndërhyrë si me photoshop, ashtu dhe me programe montazhi videosh, "të varurit" nga ky program, shpesh kanë rënë prè edhe e medias që analizon çdo detaj.

Luana Vjollca është një prej personazheve më së shumti aktive në 'snapchat'. Bukuroshja e Top Channel tregon shumë nga vetja me foto e video. Sot ajo ka rrëfyer udhëtimin për në punë, rrugë gjatë së cilës ka ndeshur në trafik të tmerrshëm për shkak të shiut. Prezantuesja nuk e ka përmbajtur dot veten dhe në foton që shoqëron përjetimin, ka shkruar: Trafik leshi. Më pas dita e saj me sa duket ka vazhduar e qetë drejt TCH.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI