Flash

Incident në plazh/ Ilir Meta "detyron" gazetarin të zhvishet (VIDEO)

Lapsi.al 11 August 2015
Incident në plazh/ Ilir Meta "detyron" gazetarin të zhvishet

Një kronikë e pazakontë është shfaqur këtë pasdite në Abc News, televizioni që përgjatë sezonit veror transmeton direkt nga bregdeti i Jugut atmosferën e plazhit. Lajmi se Ilir Meta gjendej me pushime në Jalë me Menduh Thaçin, duket se u eklipsua nga incidenti që i ndodhi gazetarit Eni Shehu gjatë intervistës me dy politikanët.

 

Kryetari i Parlamentit u xhirua me kamera gjatë ditës së tij të pushimit në Jalë, ku, së bashku kryetarin e PDSH-së së Maqedonisë, po notonin mes shkëmbinjëve. Pasi dolën nga deti, ata të dy me rrobabanjo shkëmbyen batuta me gazetarin, të cilin, Ilir Meta e ftoi të heqë kanatjeren dhe të futej në det për t'u freskuar. Eni u duk entuziast dhe nuk ia prishi kreut të Kuvendit. Pasi zhveshi kanatjeren dhe gjithë ç'kishte nëpër xhepa, u drejtua për tek shkalla mbi shkëmbinj. 

 

Por, një incident i sikletshëm po aq sa edhe humoristik i ndodhi gazetarit, kur sapo u hodh në det për të notuar. Një dallgë e vogël por e rrezikshme, bëri që rrobabanjot e tij të uleshin deri tek gjunjët, duke dhuruar një moment të papërsëritshëm, që shkaktoi të qeshura tek "spektatorët" Meta e Thaçi. Shfaqja e të pasmeve në prani të dy politikanëve u shoqërua me batuta dhe si për të qetësuar sado pak situatën, Ilir Meta komentoi: "Nga transparenca s'ka asgjë të keqe".

Të këshilluara

E gjeni dot kush është? (foto)

Ajo është një nga vajzat shqiptare të botës së modelingut që ka shkuar më larg se të tjerat. E famshme për kop...

20:02

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI