Flash

Elifi e "Diamante dhe dashuri": Sekreti që pëlqehen telenovelat turke

Lapsi.al 1 August 2015
Elifi e "Diamante dhe dashuri": Sekreti që pëlqehen

Fama e saj ka kaluar kufinjtë e Turqisë, duke u bërë simbol i femrës në Ballkan e Lindjen e Mesme. Nuk bëhet fjalë për “Miss Turqinë”, por për aktoren e njohur  Tuba Büyüküstün, e cila njihet nga shqiptarët si Elifi në serialin  “Diamante dhe Dashuri, që transmetohet ekskluzivisht në Televizionin Klan.

Në intervistën e fundit, të dhënë pas përfundimit të xhirimeve në serialin “Diamante e Dashuri”, aktorja turke thotë se sekreti që e ka kthyer në një femër simbol qëndron tek historitë dhe temat e trajtuara në serialet turke.

Fabulat, shprehet ajo, nuk janë të kufizuara vetëm për popullin e saj, por kapërcejnë kufijtë e Turqisë dhe mesazhi që përcillet është i njëjtë me kultura të tjera.

Meritën për këtë Tuba ia njeh regjisorëve e producentëve, të cilët thotë se janë vëzhgues të kujdesshëm të mënyrës sesi njerëzit në Lindjen e Mesme dhe Ballkan jetojnë në përditshmërinë e tyre.

Kur pyetet për aktorët më të mirë turq, në krye të listës vendos aktorin tashmë të njohur edhe në Shqipëri, për rolin në serialin “Ezel”, Kenan Imirzalioglu, një nga serialet që shënoi rekord audience gjatë transmetimit në Televizionin Klan.

Për teleshikuesit shqiptar, aktorja turke e njohur si Elif, do të rikthehet me nisjen e Shtatorit në ekranin e Televizionit Klan, me të tjera surpriza në serialin dramatik turk  “Diamante dhe Dashuri”.

Një prodhim ky që ka kapur shifra rekord të audiencës dhe vjen pas suksesit të serialeve serialeve si “Ezel”, “Kuzey Guney”, “Dashuri e Ndaluar”, të transmetuara në Televizionin Klan./Tv Klan/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI