Flash

E vërteta e arrestimit të Tunës dhe Cozmanit në Ulqin

Lapsi.al 1 August 2015
E vërteta e arrestimit të Tunës dhe Cozmanit në Ulqin

Lajmi se Tuna dhe i dashuri i saj, këngëtari Cozman janë arrestuar mbrëmë në Ulqin, duket se nuk është i vërtetë. Sipas disa mediave, Tuna dhe Cozman janë arrestuar nga policia malazeze pasi u është gjetur sasi e vogël marihuane. Por, për këtë çështje ka folur menaxheri i këngëtarëve që e quajtur lajmin, një shpifje të ulët.

“Artistët janë në Prishtinë dhe nuk kanë udhëtuar fare në Ulqin. Lajmi për arrestimin e tyre nuk është i vërtetë”, - thuhet në reagimin e menaxhmerit të këngëtarëve.

Tuna dhe Cozman nuk kanë mundur të shkojnë fare në Ulqin për shkak të kolonave të gjata dhe aksidenteve në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas të njëjtave burime ata janë në Prishtinë dhe sot do të performojnë në Vushtrri. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI