Flash

Merkel është lezbike?! Shihni videon

Lapsi.al 24 July 2015
Merkel është lezbike?! Shihni videon
Jo në realitet. Gjithçka është pjesë e promovimit të një reviste për çiftet e femrave lesbike dhe Merkeli luhet në spot nga një sozi.

Janë shqetësuar jo pak gjermanët pas një serie spotesh publicitare ku kancelarja e tyre, Angela Merkel, portretizohet sikur është në marrëdhënie me një femër tjetër. Por gjithçka është pjesë e promovimit të një reviste për çiftet e femrave lesbike dhe Merkeli luhet në spot nga një sozi.

Në fillim të javës, në Berlin u promovua për herë të parë revista “Straight” që përkundër emrit që nënkupton heteroseksualët, flet për homoseksualët.

Në spotin promovues, punuar në bardhë e zi, kancelarja përkëdhelet nga një femër më e rë në moshë, ndërsa në sfond thuhet me zë se 62% e gjermanëve janë në favor të martesave gay.

Kryeredaktorja e revistës, Felisia Myterer, thotë e bindur që mesazhi pas këtij spoti është tepër serioz.

“Vendosëm për Angela Merkelin, sepse ajo është femra më e fuqishme në Gjermani, në mos në botë, dhe ajo thotë që është kundër martesave të çifteve të së njejtës gjini. Prandaj ajo ishte absolutisht personazhi i duhur për videon tonë. Për ne është satirë, dhe po tërheqim vëmendje te një temë që na intereson mjaft”.

Por vëmendja që video ka marrë nga mediat ndërkombëtare ka befasuar jo pak krijuesit e saj, të cilët e nisën projektin e revistës vitin e kaluar, të bindur për të ndryshuar një trend negativ të përfaqësimit të femrave lesbike në media.

“Habitem që ka goditur kaq shumë dhe sigurisht që jemi të kënaqur për këtë…. Fakti që i kemi lejuar vetes ta paraqesim kancelaren në shoqërinë e një femre tjetër është një mesazh me shumë kuptime, prandaj jemi të lumtur që mesazhi ka dalë nga kufijtë e vendit tonë”.

Pas referendumit irlandez që miratoi masivisht martesat gay dhe vendimit të Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara për legalizimin e tyre në të 50 shtetet, debati në Gjermani është hapur më i fortë se kurrë, me synim njehësimin e të drejtave mes bashkimit civil dhe martesës.

Por, si pjesë e konservatorëve të Partisë Kristiandemokrate, Merkel theksoi javën e k aluar se ajo beson që martesat duhet të lejohen vetëm mes çifteve heteroseksuale.

Por përveç mbështetjes së opozitës për këtë çështje, çiftet gay në Gjermani kanë edhe mbështetjen e publikut të gjerë, që sipas sondazheve shkon në 75%. /Express/

 

Të këshilluara

I dashuri i ri i Rita Orës (foto)

Kë​ngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora sapo është ndarë nga i dashuri i saj, Ricky Hil por ajo nuk u pa zemërthyer kur u fo...

09:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI