Flash

Luana Vjollca rrëfen “romancën” e Getoarit me Marinën

Lapsi.al 23 July 2015
Luana Vjollca rrëfen “romancën” e Getoarit me Marinën

​Nga mamaja e saj deri tek përshtypjet e Marinës mbi këngën me Ghetto Geasy, Luana Vjollca u rrëfye në televizionin MAD. Disa gjëra mbetën ende të pathëna ama.

Luana tregoi për se në fillimet e saj ka studiuar kanto bashkë me Marinën, por kjo e fundit nuk dëshironte të vazhdonte dhe kështu të dy motrat bukuroshe e braktisën këtë rrugë.

Këngëtarja 24 vjeçare shton se pasioni për këngën u është ushqyer nga mamaja e saj, e cila dhe vetë ishte shumë e talentuar, aq sa publiku e ka kthyer 5 herë në skenë për ta dëgjuar sërish duke kënduar. Ajo ka kënduar edhe në Berat me artistin e mirënjohur Kozma Dushi.

Më pas u martua dhe u detyrua që ta braktiste dashurinë për këngën, por dëshira e saj ishte që njëra nga dy vajzat të vazhdonte në këto hapa.

Luana deklaroi se jeta e saj private për të është e shenjtë dhe dëshiron ta ruajë të tillë, duke mos pranuar të flasë për të. Në këtë drejtim bukuroshja bjonde shtoi se ata që kanë komente negative për të, në fakt nuk kanë një jetë të bukur për vete.

Ajo u ndal gjithashtu në një detaj të këngës së saj të re, që i bëri të gjitha fansat të spekulojnë dhe të mos u vënë fre imagjinatës. Në frazën e famshme të Ghetto Geasy (jam marinari i vetëm i krejt Marinës) Luana saktësoi se nuk bëhej fjalë për motrën e saj Marina, por për marinën detare. Duke qëndruar në këtë temë, atë të motrës së saj dhe reperit kosovar, ajo tregoi që Marina e ka mbështetur gjithmonë në gjithçka ka bërë dhe kështu ka vepruar edhe për bashkëpunimin me Getoarin.

Kur u vu në krahasim me prezantuesen e njohur, Luana në fund deklaroi që Marina është më e bukur se ajo. /Express/

Të këshilluara

I dashuri i ri i Rita Orës (foto)

Kë​ngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora sapo është ndarë nga i dashuri i saj, Ricky Hil por ajo nuk u pa zemërthyer kur u fo...

09:34

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI