Flash

Xhironte e vetme një film, artistja mbetet 3 orë e gjysmë e varur lakuriq në pyll (foto/video)

Lapsi.al 17 July 2015
Xhironte e vetme një film, artistja mbetet 3 orë e gjysmë e varur

Një artiste mbeti e varur lakuriq në një pemë për 3 orë e gjysmë pasi eksperimenti i saj dështoi. Hilde Krohn Huse është një artiste nga Norvegjia dhe që jeton në Londër. Ajo shkoi në një pyll pranë Aukra dhe vari veten prej këmbësh në një pemë. Por, 26-vjeçarja mbaroi se filmuar atë që kërkonte nuk arriti të zgjidhej nga litarët me të cilët ishte lidhur.

Artistja që shpëtoi pa u lënduar përveç një gërvishtjeje në kyçin e këmbës tha: “Për të paktën 30 minuta thirra për ndihmë. U ndjeva keq kur e pashë videon për herë të parë. Pata një përvojë krejt të re.”

Ajo u lirua nga një shoqja e saj që dëgjoi britmat. Filmi i saj quhej “E varur në pyll” dhe ka për qëllim të tregojë jetën e vështirë të një artisti përballë realitetit. /lapsi.al/

Hilde Krohn Huse was left hanging naked in a tree for three-and-a-half hours after a video stunt went wrong

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI