Flash

Ermal Mamaqi nuk ndërron kostumin gjithë ditën (foto)

Lapsi.al 16 May 2015
Ermal Mamaqi nuk ndërron kostumin gjithë ditën (foto)

Duket se këngëtari Ermal Mamaqi është shumë i zënë me punët që bën sa ndonjëherë harron edhe të ndërrohet gjithë ditën. (Shaka Ermal! Megjithatë kjo që ke bërë ditën e premte mund të quhet edhe rekord.) Pasditja nisi me një ceremoni të Ami Event dhe ky Ermali u paraqit me një kostum ngjyrë blu. Foto, buzëqeshje, selfie... Facebook, etj.

Pas kësaj Ermali u shfaq në “Zonë e lirë” të Arian Çanit në Tv Klan për të prezantuar këngën e te "Senorita" ku mbante të njëjtin kostum.

Rastësia e solli që me kostum blu të prezantohej edhe kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Sazan Guri.

Kujtuar se u mbyll me kaq? Jo. Ermali shkon me të njëjtin kostum në “Top Show Magazinë” të Alban Dudushit në Top Channel.

Ose Ermali e ka me qejf këtë kostum. Ose nuk ka pasur fare kohë të ndërrohej pasditen e së premtes.  /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI