Flash

Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë

Indrit Vokshi 5 August 2026

Në 25 shkurt të vitit 2017, Mitropoliti i Malit të Zi Amofilohije Radoviq, erdhi në Shkodër dhe deklaroi se Mali i Zi nuk e ka sulmuar Shkodrën në tetor 1912 - prill 1913 por ka luftuar për ta çliruar Shkodrën. Dhe në ketë përpjekje për çlirim, 8 mijë malazezë janë sakrifikuar për Shkodrën. Duke qenë kështu, serbët dhe malazezët kanë lënë gjurmë në historinë e Shkodrës. Gjurmë si çlirimtarë. Kjo sipas Amofilohijes gjithmonë.

Ky peshkop na tha neve se 15, 000 shqiptarë të cilët shkuan vullnetarë prej Dibrës, Matit, Tiranës, Durrësit, Kavajës, Peqinit, Elbasanit, Belshit etj, e të cilët luftuan dhe u vranë në atë rrethim monstruoz serbo-malazez të Shkodrës, na qenkan hiç asgjë; sepse heronjt na qenkan ata 8 mijë malazezët. Pa dyshim, malazezët e serbët donin ta çlironin Shkodrën duke e marrë për vete, duke ia bashkuar Malit të Zi.

Në janar 2018, prifti malazez Radomir Nikçeviq deklaroi po në Shkodër se Kosova është tokë e shenjtë e Serbisë dhe djep i Serbisë.

Jo nongrata kundër deklaratave të Amofilohijes e Nikçeviqit por as notë proteste publike nuk bëri asokohe qeveria e Edi Ramës. Kjo sepse nuk ka qëllim jete as sigurinë, as nderin kombëtar, as i interesojnë vrasjet e mijëra shqiptarëve të cilët janë vrarë duke mbrojtur tokat shqiptare. Zero.

Sot gjen këta shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë dhe me këta merret kollaj pasi nongrata ndaj tyre ska pasoja. Ka veç debat në internet. Debati në internet i intereson kur në Francë është arrestuar Ermal Beqiri i tij në kërkim ndërkombëtar me 2.6 milion euro kështjellë të blerë me paratë që vetë Edi Rama ia ka dhënë si tendera. I intereson debati për hoxhallarë e priftërinj kur klientët e pushtetit të tij nxjerrin armët dhe gjuajnë në mes të sezonit turistik në Palasë.

Unë si musliman shqiptar jam kundër të gjithë hoxhallarëve të cilët kanë rrëshkitur dhe dalin deklarojnë se Skendërbeu ka qenë qafir dhe se perandoria osmane ka qenë çlirimtare. Në asnjë kulturë të globit nuk mundet të jetë çlirimtar dikush cili të vjen me shpatë e kërkon të të sundojë. Ata paraardhës tanët të cilët kanë luftuar asokohe për të mbrojtur veten, qoftë edhe me sfurk në paçin luftuar, janë heronj sepse kanë vepruar ashtu siç veprohet kur dikush të sulmon. Disa i thonë xhematit se Skënderbeu ka vrarë musliman. Edhe çfarë?

Nëse sot ta zëmë të sulmon Egjypti apo Turqia a do tua hapësh rrugën sepse janë muslimanë? Jo. Fundja sulltani ka vrarë më shumë muslimanë sesa Skënderbeu sepse ka vrarë duke pushtuar bejllikët e Anadollit, Egjyptin, Sirinë e deri në Jemen. Pra nuk e kanë hallin te vrasja e muslimanëve. E kanë sherr politik. Dhe nuk duhet të merren me sherr politik.

A kanë kryer Bekir Halimi dhe Valon Bela ksi lloj sherri politik? Kjo mësohet krejt lehtë.
Qeveria Rama e ministri i brendshëm i saj duhet të thirren në parlament dhe tiu kërkohen cilat janë provat konkrete pse hoxha Bekir Halimi dhe analisti Valon Bela janë shpallur nongrata për 10 vjet. Nëse ka të dhëna bindëse për veprimtari e cila dëmton interesat kombëtare, le të rrinë nongrata jo 10 por 100 vjet. Nëse nuk ka, nongrata duhet tu anulohet menjëherë.

Interesi ynë kombëtar është që shqiptarët jashtë kufinjve shtetërorë t'i mbajmë afër e jo t'i largojmë e të thyhemi me ta duke iu bërë padrejtësi. Nuk mund të përdoret instrumenti "nongrata" për interesa të Edi Ramës për të shkaktuar debat kur ai ka nevojë.
Të raportohet në parlament dhe të bëhet publike se çfarë veprimi kundër interesave tona kombëtare kanë kryer hoxha dhe analisti. Ta shohim se çfarë konsideron Edi Rama interes kombëtar.

Nëse nuk ka prova bindëse atëherë është Edi Rama i cili po cënon interesin kombëtar duke shkaktuar thyerje e duke dëmtuar unitetin e shqiptarëve për interesat e veta.

Të këshilluara

Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE

Projektligji që përcakton se guvernatori dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetues është një nga rastet më flagrante të keqpërdorimit të procesit të integrimit në BE.

13:09 Evarist Stoja

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes.

22:23 Lutfi Dervishi

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI