Flash

Lazio eliminohet turpshëm nga Mantova, tifozët tërbohen: “Jashtë romanistët nga Lazio”

Atmosfera është tashmë tepër e tensionuar te Lazio. Humbja e bujshme në turin e 1/32-ave të Kupës së Italisë ndaj Mantovës, me të cilën nisi sezoni, nuk është pritur aspak mirë.

Lapsi.al 17 August 2026

Atmosfera është tashmë tepër e tensionuar te Lazio. Humbja e bujshme në turin e 1/32-ave të Kupës së Italisë ndaj Mantovës, me të cilën nisi sezoni, nuk është pritur aspak mirë nga tifozët bardhekaltër dhe tifogrupi i organizuar ka publikuar në kanalet e tij zyrtare një komunikatë tepër të ashpër, për të përsëritur se do të vazhdojnë të mos shkojnë në Olimpico dhe për të qartësuar pozicionin e tyre lidhur me protestën dhe menaxhimin e Claudio Lotitos.

KOMUNIKATA

“Ku kishim mbetur… kishte përfunduar keq dhe ka nisur edhe më keq! Jashtë me Mantovën, jashtë nga Kupa e Italisë, trofe me të cilin jemi të lidhur dhe për të cilin interesoheshim shumë! Ne nisim sërish nga aty ku e lamë! Nisim sërish nga komunikata e 5 qershorit, ku njoftuam vendimet tona, ato zgjedhje që na çuan 30 mijë vetë në shesh më 2 korrik dhe që vunë në lëvizje një mekanizëm mediatik që po bën bujë në të gjithë botën. Megjithatë, duhet të përsërisim disa koncepte që dikush (pakica) ende nuk i ka kuptuar.

Mirë se erdhe Frattesi! Ne jemi gjithmonë të lumtur kur një lojtar i ri vesh fanellën e Lazios, jemi edhe më të lumtur nëse është rritur duke mbajtur veshur ngjyrat bardhekaltër, i urojmë nga zemra një sezon për t’u zhvilluar në mënyrën më të mirë (për ne është detyrim!), por e gjithë kjo nuk duhet të na largojë nga objektivi ynë, sidomos pas një humbjeje kaq poshtëruese, domethënë të luftojmë kundër diktaturës së një njeriu që nuk di ta pranojë disfatën dhe nuk ka largpamësinë për të kuptuar se ka ardhur në fund të rrugës. Nuk janë blerjet ato që na interesojnë, por eventualisht blerësit, nuk janë rezultatet ato që na interesojnë, edhe pse duam absolutisht të fitojmë, nuk është premtimi për një stadium ai që mund të na bëjë të ndryshojmë mendje (ai projekt për një Curva Nord të ndarë në dy kate nuk na pëlqen, e kemi thënë dhe do ta luftojmë fort sepse ka ende kohë për ta ndryshuar!), ne qëndrojmë të palëkundur në bindjet tona: duam lirinë tonë dhe për të do të luftojmë deri në fund të forcave tona!.

Ne kishim kërkuar disa gjëra, të cilave u janë bashkuar shumë të tjerë dhe i kanë kërkuar e përsëritur vazhdimisht, njëra mbi të gjitha, më e thjeshta për t’u bërë, JASHTË ROMANISTËT NGA LAZIO. Dhe në vend të kësaj asgjë! Asnjë shenjë ndryshimi, asnjë shenjë hapjeje, asnjë dëshirë për të bërë diçka që t’u shkojë në drejtim të kërkesave të tifozërisë dhe, për rrjedhojë, as nga ana jonë nuk ka asnjë tërheqje nga qëndrimi ynë!

Një sqarim edhe për trajnerin Gattuso: mirë se erdhe trajner! Ka shumë për të bërë, Ne do të të mbështesim, ashtu siç kemi bërë me ata që të kanë paraprirë. Ndërsa të gjithë lojtarëve të tu që nuk do ta nderojnë fanellën në çdo ndeshje, që nuk do të japin maksimumin dhe që nuk do të respektojnë historinë tonë dhe tifozët e saj, u themi: angazhohuni si kurrë më parë në jetën tuaj ose largohuni nga Lazio tani! Kanë përfunduar justifikimet, eliminimi nga Kupa e Italisë me Mantovën ju ka bërë të shpenzoni të gjitha mundësitë që kishit!

Të gjithë vëllezërve tanë laziale – përfundon komunikata – u themi të mos bien pre e provokimeve që do të na bëhen (shihni Bolonjën), sepse me sa duket dikush në Formello ‘shpreson’ për mbylljen e transfertave, duke menduar kështu se do të na shohë sërish në Olimpico, asgjë më e gabuar! Do të na shihni në sektorët e tifozëve miq në të gjithë Italinë dhe nëse na mbyllin transfertat, do të organizojmë ‘udhëtime kulturore’ fantastike në qytetet ku do të luajë Lazio jonë, sepse askush nuk mund të na privojë nga liria për të lëvizur si qytetarë italianë, duke bërë si gjithmonë që të flitet për Ne! PËRPARA LAZIO! PËRPARA LAZIALEVE!”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI