Flash

Dalin PAMJET/ Si u arrestua në Rumani Aurel Hoxhallari i dënuar përjetë për vrasje

Lapsi.al 16 August 2026

Mediat rumune kanë publikuar pamjet e arrestimit në këtë vend të Aurel Hoxhallarit, 49-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018.

Siç shihet edhe nga pamjet, Hoxhallari është i prangosur dhe shoqërohet nga forca të shumta policie pas arrestimit. Sipas mediave rumune, arrestimi i tij është kryer më 15 gusht, pranë stacionit të pagesës Calafat-Vidin.

Raportohet se Hoxhallari është ndaluar nga oficerët e Shërbimit Territorial të Policisë Kufitare të Doljit, dhe gjatë kontrollit dyshohet se është paraqitur me një identitet të rremë.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi ndaj tij rëndonte dënimi me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit.

Kasmi u ekzekutua me armë zjarri më 29 janar 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Sipas hetimeve, Hoxhallari dyshohet se kishte organizuar vrasjen në bashkëpunim me persona të tjerë, mes tyre edhe një shtetas grek.

Pas arrestimit në Rumani, pritet të vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e Aurel Hoxhallarit drejt Shqipërisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI