Flash

Kërkoheshin nga SPAK, ekstradohen nga Rumania e Britania dy të shumëkërkuarit

Lapsi.al 16 August 2026

Policia e Shtetit ka finalizuar faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët në Spanjë, Rumani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Operacioni ka çuar në arrestimin e dy personave të kërkuar për llogari të drejtësisë shqiptare.

Në Rumani u bë i mundur arrestimi i shtetasit Aurel Hoxhallari, 49 vjeç, i lindur në Tiranë, i cili do të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Ai kërkohej nga GJKKO që prej prillit të vitit 2018 për veprat penale të vrasjes me paramendim, grupit të strukturuar kriminal dhe mbajtjes pa leje të armëve e drogës. Ai akuzohet se më 29 janar 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, në bashkëpunim me një shtetas grek dhe persona të tjerë, vrau me armë zjarri shtetasin D. K. Në atë kohë, policia sekuestroi 9 armë zjarri dhe 130 kg kanabis gjatë kontrolleve në banesat e anëtarëve të grupit.

Po ashtu, përmes bashkëpunimit mes Interpol Mançesterit dhe Interpol Tiranës, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar i shtetasit Xhuljano Hoxha, 31 vjeç, lindur në Berat.

 

I riu kërkohej nga SPAK me masë sigurie “Arrest me burg” të caktuar në prill 2024, pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ky rast lidhet me aksionin e goditur nga autoritetet më 10 nëntor 2022 në fshatin Drenovicë të Beratit.

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI