Flash

FOTO/ Arrestohet shqiptari që dhunoi për vdekje partneren dhe e la te dera e spitalit

Lapsi.al 16 August 2026

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga vdekja e 46-vjeçares Ornella Forastefano në qytezën e Amendolara, në provincën e Kozencës (Kalabri). Ajo u gjet me plagë të shumta në trup në derën e urgjencës së spitalit të Trebisacce rreth orës 3 të mëngjesit të 16 gushtit. Mjekët ndërhynë menjëherë, por plagët e saj ishin shumë të rënda dhe ajo nuk arriti t'u mbijetonte.

Hetimet e Prokurorisë së Castrovillarit u përqendruan menjëherë te partneri i saj, një 42-vjeçar shqiptar i identifikuar si Elvis Metvelaj. Ai u shpall në kërkim pasi ishte larguar nga banesa. Karabinierët arritën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë në portin e Barit, në momentin kur po bëhej gati të merrte tragetin për t'u larguar nga Italia. Ai po merret në pyetje për të zbardhur plotësisht dinamikën.

42-vjeçari, Metvelaj kishte jetuar në Kalabri për disa vite. Ai kishte kohë që takohej me viktimën edhe pse familja e gruas nuk e kishte pritur mirë. Natyra e marrëdhënies së tyre dhe ajo që ndodhi janë ende të paqarta. Në vitin 2020, ai u arrestua në lidhje me një çështje të trafikimit të drogës.

Ornella Forastefano rridhte nga një familje e njohur në zonën e Sibaritidës në Kalabri, duke qenë vajza e Pasquale Forastefanos, i cili ndodhet në regjimin e rreptë të burgut italian "41-bis" (për bosët mafiozë). Vetë Ornella nuk kishte qenë e hetuar dhe procedimet e mëparshme pasurore ndaj magazinave të saj ishin rrëzuar nga gjykata. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI