Flash

Zjarri në hotelin në Vlorë/ Akomodim e veshmbathje falas për turistët e prekur

Lapsi.al 16 August 2026

Shoqata e Operatorëve Turistikë të Vlorës është solidarizuar me pushuesit e prekur nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesit ambientet e hotelit “Brooklyn”.

Disa njësi hoteliere në Vlorë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë, kanë ofruar ambiente për akomodimin e pushuesve të prekur nga ngjarja, me qëllim që pushimet e tyre të mos ndërpriten.

Kreu i Operatorëve Turistikë, Vasil Bedini, bën me dije se turistët do të akomodohen pa pagesë në hotele të tjera. Ndërkohë, për pushuesit që kanë humbur veshmbathje apo sende personale nga zjarri, operatorët turistikë do të kujdesen për t’u siguruar gjithçka që u nevojitet.

Solidariteti i operatorëve turistikë synon që pushuesit e prekur nga ngjarja të vijojnë qëndrimin e tyre në Vlorë dhe programin e pushimeve, pavarësisht situatës së krijuar pas zjarrit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI