Flash

I vunë tritol në shtëpi/ Shfaqet i shumëkërkuari nga policia Ylli Zalla

Lapsi.al 16 August 2026

Pas shpërthimit më tritol i cili ndodhi mbrëmjen e djeshme, shtëpia e Ylli Zallës, të shumëkërkuarit nga drejtësia pësoi dëmtime të mëdha. Ndërkohë Zalla me të njëjtat akuza është shfaqur sërish në një video, kësaj here përballë shtëpisë së tij, pavarësisht faktit që është i kërkuar nga blutë.

Në videon e bërë publike nga Report Tv, ai u ka qëndruar të njëjtave akuza, që bëri edhe në një video të publikuar më herët, ku pretendon se po përpiqen ta vrasin bandat e krimit të organizuar edhe kjo për shkak të faktit që polica e ka bërë me “faj”, në lidhje me atentatin e Rinasit në nëntor të vitit të kaluar.

“Unë Ylli Zalla në nëntor 2025 vjen Policia e Shtetit më akuzon për lidhjen e Rinasit. Hyjnë makina, dalin makina. Pa ekspertizë e pa asnjë lloj prove më ngatërrojnë me bandat. Kalojnë disa muaj dhe gjejnë armatim, Ylli Zalla s’ka armatim.

Pas kësaj, në qershor 2026, në datën 22 më vijnë Policia e Shtetit pas shtëpie me më vra vdek e në tokë. Unë jam hallexhi, kam fëmijët pa bukë.

Ja çfarë më ka bërë mua Policia e Shtetit. Unë dyshoj te Policia dhe bandat. Gazetarët flasin kot, thonë kërkon azil. Unë nuk kërkoj azil, nuk largohem nga prona ime”, është shprehur ai ndër të tjera.

Ylli Zalla është shpallur në kërkim pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor në atentatin e Rinasit, pasi atij iu zbulua një arsënal armësh më 20 shkurt, gjë të cilën ai e mohon. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI