
“Faleminderit nga zemra, Djimmi”. Kështu, duke e thirrur me nofkën e tij, Atalanta zyrtarizon në faqen e saj zyrtare shitjen përfundimtare të Berat Djimsitit te Al-Diriyah Football Club. Gjashtë ditë më parë, përmes Instagramit, lojtari kishte përshëndetur klubin, qytetin dhe tifozët. “Mbrojtësi 33-vjeçar shqiptar e mbyll kështu një cikël emocionues në Bergamo, pasi ka veshur 334 herë fanellën zikaltër dhe ka shënuar 10 gola. Shifra që kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për të shkruar historinë e kohëve të fundit të Klubit, duke arritur kulmin me fitimin e trofeut të parë ndërkombëtar në historinë e Atalantës, në finalen e UEFA Europa League më 22 maj 2024, ndeshje të cilën Djimsiti e luajti me shiritin e kapitenit”, thuhet në komunikatën e klubit zikaltër.
Momenti che resteranno per sempre 1️⃣9️⃣♾️
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) August 17, 2026
Moments that will last forever 1️⃣9️⃣♾️ pic.twitter.com/V9w7ShsJkI
“Familja Percassi, ajo Pagliuca dhe i gjithë Klubi zikaltër falënderojnë përzemërsisht Beratin, jo vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për përkushtimin, dedikimin dhe lidhjen me fanellën, duke i uruar suksese maksimale për këtë eksperiencë të re profesionale dhe për të ardhmen e tij”, përfundon komunikata. Operacioni për transferimin e mbrojtësit të kombëtares kuqezi te Al-Diriyah kushtoi 3 milionë euro.
"Bergamo è diventata casa mia." ?
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) August 17, 2026
“Bergamo has become my home.” ❣️ pic.twitter.com/wp1MIPaiDa