Flash

“Vrasës me pagesë”/ Mesazhi i studentëve për Ramën

Lapsi.al 2026-10-25 15:21:00

“Vrasës me pagesë”/ Mesazhi i studentëve për

“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, në Tiranë, gjatë ditës së 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Mbishkrimi është një tjetër shprehje e zemërimit të të rinjve ndaj dhunës së pretenduar policore gjatë protestave të ditëve të fundit, të cilat janë shoqëruar me përplasje, përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës.

Mesazhi i shkruar në rrugë vjen pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u godit në syrin e majtë nga një plumb gome gjatë protestës në kryeqytet. I riu rrezikon të humbasë shikimin dhe pritet të marrë trajtim të specializuar mjekësor në Itali.

 

Plagosja e tij ka nxitur reagime të shumta dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit ndaj demonstruesve.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur nevojën për masa më të ashpra kundër dhunës gjatë tubimeve, duke prezantuar një paketë të re ligjore që parashikon gjoba deri në 500 mijë lekë të reja dhe kufizime të tjera për pjesëmarrësit në protesta të dhunshme.

Propozimet kanë shkaktuar reagime nga studentë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës, të cilët i konsiderojnë ato një përpjekje për të kufizuar të drejtën e protestës.

Këtë të diel, studentë, të rinj dhe qytetarë kanë nisur të grumbullohen përpara Ministrisë së Arsimit, duke vijuar revoltën që ka përfshirë kryeqytetin prej 13 ditësh.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

When a sentence in the studio costs 100 thousand lek

Six decisions signed by the AMA on October 30, for alleged violations of ethical standards and broadcasting statements that, according to the authority, incite hatred or justify violence. The fines have opened a debate on the limits of freedom of expression and the responsibility of television stations, while journalists see them as a form of pressure that risks encouraging self-censorship in studios and editorial offices.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI