Flash

Ligji i ndryshuar per Specialen, PDK i kërkon presidentes ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Lapsi.al 2026-10-22 18:16:14

Ligji i ndryshuar per Specialen, PDK i kërkon presidentes ta kthejë

Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pulës të kthejë ligjin e ndryshuar të Dhomave të Specializuara për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Miratimi i ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara ishte kthyer në kusht për zgjedhjen e presidentit më 6 tetor, në ditën e fundit të afatit kushtetues, pikërisht nga PDK-ja.

 
Deklarata e plotë e PDK-së:

PDK i kërkon Presidentes rikthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend për rishqyrtim: Angazhimi ynë vazhdon deri në hyrjen e tij në fuqi

Prishtinë, 22 tetor 2026 – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një letre zyrtare, i ka kërkuar sot Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, rikthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas konsultimeve të gjera, PDK-ja vlerëson se rishqyrtimi do të mundësonte plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit, në funksion të interesit shtetëror dhe garantimit të plotë të të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve tanë të cilët po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara.

PDK-ja është krenare për nismën e saj ligjore dhe mbështetjen që ajo ka marrë. Mbrojtja e UÇK-së, e vlerave të luftës çlirimtare dhe mbështetja për çlirimtarët në Hagë mbeten përgjegjësi të panegociueshme.

Ligji është i finalizuar në pjesën dërrmuese të tij. Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para. Ky proces duhet t’i shërbejë finalizimit dhe hyrjes së ligjit në fuqi, pa vonesa të panevojshme.

Ftojmë ekspertët që kanë shprehur gatishmëri për të kontribuuar, përfshirë Avokatin e Popullit, t’i paraqesin propozimet e tyre konkrete.

 
Presim që, ashtu siç e miratuam më 6 tetor 2026, ta miratojmë sërish brenda 4 javësh, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë ligj dhe që do të kontribuojnë në finalizimin e tij.
Paralelisht, PDK-ja vazhdon angazhimin për një strategji të koordinuar shtetërore për apelin, sigurimin e fondeve të nevojshme dhe mbështetjen profesionale për mbrojtjen. Mbështetja për apelin dhe finalizimi i ligjit duhet të ecin së bashku.

Gatishmëria për ta përmirësuar ligjin nuk është në asnjë mënyrë tërheqje prej tij. PDK-ja nuk do të heqë dorë nga hyrja e tij në fuqi assesi. Qëndrojmë prapa nismës sonë, kërkesës qytetare dhe zotimit për të mos i lënë vetëm çlirimtarët tanë.

Të këshilluara

"Arrest him, but don't shoot him in the head" Protesters' parents denounce police violence

Parents of students detained during protests in Tirana denounce police violence and arrests they consider unjust. Amidst anxiety for the fate of their children and disappointment with institutions, they recount economic difficulties, lack of prospects and the fear that the young people who took to the streets to seek a better future in Albania will end up leaving it.

12:47

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

When a sentence in the studio costs 100 thousand lek

Six decisions signed by the AMA on October 30, for alleged violations of ethical standards and broadcasting statements that, according to the authority, incite hatred or justify violence. The fines have opened a debate on the limits of freedom of expression and the responsibility of television stations, while journalists see them as a form of pressure that risks encouraging self-censorship in studios and editorial offices.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI