Flash

104 ditë kundër qeverisë, qytetarët rikthehen sot para Kryeministrisë

Lapsi.al 2026-09-11 07:39:42

104 ditë kundër qeverisë, qytetarët rikthehen sot para

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte, duke shënuar ditën e 104-të të mobilizimit. Qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë së tij.

Prej më shumë se tre muajsh, protestuesit dalin në shesh kundër keqqeverisjes, korrupsionit në nivele të larta dhe problemeve të tjera politike e sociale. Ata kërkojnë gjithashtu ndryshimin e klasës politike në vend. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Sipas tyre, mobilizimi nuk do të ndalet derisa Edi Rama të largohet nga posti i kryeministrit.

Revolta është zhvendosur ditët e fundit edhe para Parlamentit. Në seancën që shënoi nisjen e sesionit të ri parlamentar, protestuesit i pritën deputetët me vezë dhe domate, duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI