Flash

E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës

Lapsi.al 14 September 2026

Një tjetër tentativë për të futur kokainë në Shqipëri përmes Portit të Durrësit është goditur nga Policia. Brenda një muaji, autoritetet kanë zbuluar tre raste të tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike përmes portit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Anchor 3”, Policia ka sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 2 milionë eurosh.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, gjatë hetimeve për një rast të dyshuar trafikimi të lëndëve narkotike.

Sipas Policisë, droga u zbulua gjatë kontrollit të imtësishëm të një kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili, bazuar në dokumentacionin shoqërues, deklarohej se transportonte mish pule.

Kontrolli zbuloi 37 paketime me lëndë të dyshuar si kokainë, të fshehura në kapakët e jashtëm të kontejnerit. Sasia totale e sekuestruar ishte 41.35 kilogramë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën, përfshirë origjinën dhe destinacionin e drogës, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI