Flash

Protesta te Zogu i Zi/ Policia: Procedohen penalisht 20 pjesëmarrës, bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit

Lapsi.al 14 September 2026

Policia ka bëre me dije se pas protestës së qytetarëve te Zogi i Zi, janë proceduar penalisht 20 pjesëmarrës. Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë më dije se ata janë proceduar pasi kanë bllokuar lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit dhe kanë prishur qetësinë publike.

Nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim, kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit, konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.

Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI