Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Dyzimi i Edi Ramës/ Edhe e falenderon Vlora Hysenin edhe e “shplan” qeverinë nga mëkatet e saj

Cili qe mesazhi i kryeministrit? Përpjekja e pamundur për të imponuar alibinë se nuk njolloset qeverisja 

Lapsi.al 22 September 2026

Masa e arrestit të SPAK ndaj shefes së SHISH e ka futur në ngërç kryeministrin Rama deri në atë pikë sa ai të heshtë për më shumë se shtatë orë që pas bërjes publike të lajmit për Vlora Hysenin. 
Vetë kreu i qeverisë është justifikuar me ndryshimin orareve mes Tiranës dhe Neë Yorkut, ku ai gjendtet momentalisht, në samitin e përvitshëm të OKB-së. 
Por edhe nëse marrim të vërtetë lajmin se Rama nuk ka qenë i informuar që më parë, gjë që zor se mund të ndodhi me një kryeministër që e ka si emërtesë të vetëm kokën e organit kyç të sigurisë kombëtare, në rastin më të mirë, për një urgjencë si kjo, kryeministrin stafi e zgjojn dhe nga gjumi. Pra ndryshimi i fashave orare me gjasë është thjeshtë një alibi e dobët.

Atëhere çfarë e bëri Ramën të ngurojë?

Më mirë se nga çdo gjë tjetër kjo kuptohet nga gjuha e dyfishtë që ai përdori kur vendosi të flase. Kjo mënyrë tipike e shprehjes, që ai e përdor sa herë gjendet në hall, edhe e ngre lart shefen e SHISH edhe vëren se përgjegjësitë e saj janë personale. Në deklaratën e vonuar të Ramës shprehet mirënjohje dhe “respekt për punën dhe për personin e Vlora Hysenit”, nuk harrohet të thuhet shprehja se “unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë”, dhe së fundi, aspak në mënyrë të pafajshme theksohen “vlerësimet e vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar”.

Por përtej këtyre furçave në deklaratë përpos karritës bie në sy dhe shkopi. Rama njofton se do ta shkarkojë dhe do ti gjejë menjëherë zëvendesin sapo të kthehet në atdhe. Ai gjithashtu kujddeset të theksojë se ajo nuk do të merret në mbrojte sepse nëse ka përgjegjësi ato janë personale. 

Pikërisht brendda këtij dyzimi kuptohet edhde pse Rama nguroi aq gjstë për të reaguar. Nga njëra anë atë e bren meraku se nuk mund të njësohet në publik me dikë që ka nxjerrë sekretein shtetëror dhe ka ndihmuar personazhe të krimit. Ama nga ana tjetër, ai është i ndërgjegjshëm se posti që Hyseni ka mbajtur e bën atë të ketë në duar shumë sekrete edhe për pushtetin e Ramës. Prandaj dhe asaj i duhet shkelur një sy.

Nga ana tjetër Rama bën ç’është e mundur që të shplajë topin e fundëm në baltës nga fytyra e njollosur e kësaj qeverisjeje. Ai e di se Vlora Hyseni ra në shtratin e bandës së Ergys Agasit, se për të ka video dhe mesazhe, se ajo ka ushqyer me info bandën kriminale. Ai ia di edhe historinë se pse u shkarkua nga shërbimi informativ i Kosovës dhe se si e paralajmëroi kryeministri Kurti, që mos nxirrte në pazar sekretet e shtetit. Por pavarësisht nga këto në 2022 Rama e vendosi në krye të SHISH-it. Se për çfarë shërbeu aty tani të gjithë e dinë.

Por pikërisht më këtë përshtypje të përgjithshme reket të luftojë kryeministri. Kryefjala e tij është: Ajo që ka ndodhur sot nuk njollos këtë shumicë qeverisëse. Për të qenë bindës në këtë mision të pamundur ai ka përdorur tre truke të superkonsumuara.

Së pari ka duke barabitur veten me Shqipërinë është munduar të argumentojë se kjo ngjarje  “As mund të jetë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet”.

Së dyti duke u munduar të shfryjë habinë dhe zhurmën e një zbulimi të tillë që “grin mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj.

Dhe së treti duke përsëritur se në fund të fundit është shumica socialiste që ia ka krijuar këto hapsira drejtësisë.

Por pavarësisht këtyre piruetave, fleta e arrestit për shefen e shërbimit, pasi i janë akuzuar si hajdutë dy zëvendësa, pasi i ka rënë brenda kreu i bashkisë më të madhe në vend dhe disa ministra, aq më tepër që Vlora Hyseni po akuzohet se së bashku me ish drejtorin e përgjithshëm të Policisë i kishin vënë në shërbim të bandave kriminale institucionet e tyre, e njollos keqazi këtë pushtet autokratik. Prandaj shfajësimi se këto nuk janë aktakuzë për qeverinë që Ramës iu desh mbi shtatë orë ta shqiptonte duket më qesharak se kurrë.  

LAPSI.AL

 

 

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI