Flash

Aksident zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, përmbyset automjeti në mes të rrugës

Lapsi.al 2 November 2026

Aksident zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë,

Një aksident me tre automjete është regjistruar mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se aksidenti nisi pasi drejtuesi i një automjeti humbi kontrollin dhe mjeti përfundoi i përmbysur në rrugë. Një “Benz” që lëvizte pas tij ka frenuar për të shmangur përplasjen, por më pas tre automjetet janë përplasur njëri pas tjetrit. Aksidenti ka shkaktuar rëndim të trafikut në këtë segment të autostradës.

Të këshilluara

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI