Flash

4 shqiptarë hapin zjarr ndaj pakistanezit në mes të Athinës 

Lapsi.al 27 May 2026
4 shqiptarë hapin zjarr ndaj pakistanezit në mes të
Makina e përdorur nga autorët

Mediat greke kanë raportuar një incident të rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në lagjen Patisia të Athinës në një dyqan telefonash celularë. Sipas “Protothema” një person i panjohur hyri në dyqan dhe qëlloi me armë pronarin që thuhet se është me origjinë pakistaneze. Ai ka marrë lëndime në të dyja këmbët. 

Më pas autori hipi në një BMW gri që po e priste jashtë në të cilën gjendeshin edhe 3 persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare. Makina e tyre u ndoq nga forcat e policisë dhe në rrugën Kifissos për në Lamia, u përplas me 3-4 automjete të tjera.

Dy nga personat që ndodheshin në mjet u arrestuan nga policia, ndërsa dy të tjerë arritën të iknin në këmbë. Një person tjetër u gjet në vendin e përplasjes dhe u shoqërua pasi ka të ngjarë të jetë gjithashtu i përfshirë në incident. Pronari i dyqanit u dërgua në spital pas të shtënave dhe plagët e tij u përcaktuan si jo-kërcënuese për jetën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Temperatura përvëluese që në muajin maj, alarmi vazhdon në Britani, Francë e Spanjë

Evropa Perëndimore po përballet me një valë të pazakontë të nxehti, e cila ka thyer rekordet historike të temperaturave për muajin maj, veçanërisht në Britaninë e Madhe dhe Francë. Meteorologët e kanë cilësuar situatën si “krejtësisht të pashembullt” për këtë periudhë të vitit. Në Londër, temperaturat kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, nivele që […]

18:02

Individët më pak interes për të blerë borxhin e qeverisë

Pjesa e borxhit të brendshëm e mbajtur nga individët pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të tremujorit të parë 2026, individët zotëronin 16.75% të borxhit të brendshëm, nga 18.53% në fund të vitit 2025. Kjo shumë përfshin investimet me pjesëmarrje direkte […]

17:48

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI