Flash

Vrαu ish-vjehrrit e saj, 30 vite burg për shqiptaren në Itali

Lapsi.al 15 April 2026
Vrαu ish-vjehrrit e saj, 30 vite burg për shqiptaren në Itali

Gjykata e Kasacionit në Itali ka rrëzuar apelin e mbrojtjes dhe ka lënë në fuqi dënimin me 30 vjet burg për shqiptaren Elona Kalesha. 42-vjeçarja u shpall fajtore për vrasje të dyfishtë të prindërve të ish-të dashurit të saj në Firence.

Vendimi përfundimtar i Kasacionit u dha mbrëmjen e së mërkurës. Prokurori kishte kërkuar gjithashtu që dënimet e dhëna në shkallën e parë dhe të dytë të liheshin në fuqi.

Viktimat, Teuta dhe Shpëtim Pasho u zhdukën në nëntor 2015. 5 vjet më vonë, në dhjetor 2020, mbetjet e tyre të copëtuara u gjetën në katër valixhe të hedhura në një fushë midis autostradës Firence – Piza – Livorno dhe burgut Sollicciano në Firence.

Elona Kalesha: la sentenza per la donna che ha ucciso e nascosto in valigie  i genitori del suo ex

42-vjeçarja tregoi se i kishte vrarë vjehrrit që të mos i tregonin djalit të tyre, që sapo kishte dalë nga burgu, se kishte bërë abort në tetor 2015.

Në shkurt 2025, gjyqtarët e apelit në Itali, duke mbështetur dënimin me 30 vjet burg të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, hodhën poshtë kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, si dhe kërkesën për lirim nga akuzat të bërë nga avokatët mbrojtës të gruas. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI