Flash

Rama takon nesër Melonin në Romë, mister detajet

Lapsi.al 15 April 2026
Rama takon nesër Melonin në Romë, mister detajet

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me homologen Giorgia Meloni.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Qeveria Italiane përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, ku konfirmohet se takimi mes dy liderëve do të mbahet në orën 15:00, në selinë e qeverisë italiane, “Palazzo Chigi”.

Ende nuk janë bërë publike detaje mbi axhendën apo temat që do të diskutohen gjatë këtij takimi, por pritet që në fokus të jenë çështje me interes të përbashkët, si bashkëpunimi dypalësh, proceset integruese dhe zhvillimet rajonale. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI