Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Skandal në aeroportin e Vlorës/ 2% bllokon edhe mbledhjen e thirrur nga ministria

Lapsi.al 15 April 2026
Skandal në aeroportin e Vlorës/ 2% bllokon edhe mbledhjen e thirrur

Një incident tjetër ka thelluar konfliktin mes ortakëve në projektin e Aeroportit të Vlorës, duke nxjerrë në pah faktin se 2% i Valon Ademit ndjehet më i fuqishëm edhe se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kantier. Kompania MABCO njoftoi se përfaqësuesit e saj janë penguar të marrin pjesë në një mbledhje pune të thirrur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pavarësisht ftesës zyrtare që ishte hartuar nga vetë autoriteti kontraktor.

Sipas deklaratës së MABCO, hyrja e përfaqësuesve të saj në ambientet e aeroportit është ndaluar nga strukturat e sigurisë, mbi bazën e një vendimi të administratorit të emëruar nga aksioneri minoritar, Vegim Hoxha. Ky është i njëjti që vazhdon të mbajë peng kantierin sikur të ishte një pronë private dhe jo një investim strategjik për turizmin në jug të vendit.

Flasin ekspertët për aeroportin e Vlorës/ Kush i mban peng aksionet e MABCO

MABCO e cilëson situatën si “një precedent të rëndë dhe të papranueshëm”, duke theksuar se “refuzimi për të lejuar pjesëmarrjen e një pale të ftuar zyrtarisht nga Ministria përbën në thelb një sfidim të drejtpërdrejtë ndaj Autoritetit Kontraktor”.

"MABCO ngre alarmin se ky akt nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një sjelljeje të vazhdueshme dhe përshkallëzuese nga ana e aksionerit minoritar, i cili, i mbështetur në vendime të përkohshme gjyqësore, po ushtron në mënyrë të njëanshme kontroll faktik mbi aktivitetin në kantier, duke penguar punën e inxhinierëve, nënkontraktorëve dhe stafit teknik të autorizuar, ndërkohë që tashmë edhe vetë përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë parë drejtpërdrejt sjelljen e papranueshme, të ashpër dhe penguese të administratorit Vegim Hoxha, me të cilën përballen thuajse çdo ditë punonjësit" thuhet në njoftim.

Kompania që ka 98% të aksioneve të Vlora International Airport shton se aksioneri minoritar me 2% po zvarrit qëllimisht punimet në kantier duke shfrytëzuar vendimet absurde të gjykatave. Në këtë kuadër, MABCO paralajmëron se situata po ndikon në zbatimin e kontratës dhe në ecurinë e një investimi që konsiderohet strategjik.

DEKLARATË PËR MEDIA NGA MABCO

MABCO ngre alarmin për pengimin e përfaqësuesve të saj në Aeroportin e Vlorës dhe përshkallëzimin e praktikave abuzive nga aksioneri minoritar

Kompania MABCO shpreh publikisht shqetësimin e saj serioz dhe të menjëhershëm lidhur me një ngjarje të ndodhur sot në ambientet e Aeroportit të Vlorës, ku përfaqësuesit e saj nuk janë lejuar të marrin pjesë në një mbledhje pune të thirrur zyrtarisht nga Autoriteti Kontraktor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pavarësisht ftesës formale nga institucioni përgjegjës shtetëror dhe paraqitjes në vendin e përcaktuar për zhvillimin e takimit, përfaqësuesve të MABCO u është ndaluar hyrja nga strukturat e sigurisë së shoqërisë koncesionare mbi bazën e një vendimi të njëanshëm të administratorit të emëruar nga aksioneri minoritar, i cili zotëron vetëm 2 për qind të aksioneve në këtë projekt.

Ky veprim përbën një precedent të rëndë dhe të papranueshëm jo vetëm në raport me të drejtat kontraktore dhe funksionimin normal të një projekti strategjik publik, por edhe në raport me autoritetin e vetë institucioneve shtetërore, pasi refuzimi për të lejuar pjesëmarrjen e një pale të ftuar zyrtarisht nga Ministria përbën në thelb një sfidim të drejtpërdrejtë ndaj Autoritetit Kontraktor dhe një cenim të rendit institucional.

MABCO ngre alarmin se ky akt nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një sjelljeje të vazhdueshme dhe përshkallëzuese nga ana e aksionerit minoritar, i cili, i mbështetur në vendime të përkohshme gjyqësore, po ushtron në mënyrë të njëanshme kontroll faktik mbi aktivitetin në kantier, duke penguar punën e inxhinierëve, nënkontraktorëve dhe stafit teknik të autorizuar, ndërkohë që tashmë edhe vetë përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë parë drejtpërdrejt sjelljen e papranueshme, të ashpër dhe penguese të administratorit Vegim Hoxha, me të cilën përballen thuajse çdo ditë punonjësit e MABCO të angazhuar në realizimin e punimeve.

Sjellje të tilla tejkalojnë çdo standard të pranueshëm të bashkëpunimit në një projekt investimi dhe minojnë drejtpërdrejt zbatimin e kontratës, sigurinë juridike dhe besimin e investitorëve në Republikën e Shqipërisë.

MABCO thekson se nuk mund të pranohet që një aksioner me pjesëmarrje minimale të ushtrojë kontroll selektiv mbi aksesin në një projekt publik strategjik, nuk mund të tolerohet që vendime të njëanshme të bllokojnë procese teknike të thirrura nga vetë Autoriteti Kontraktor dhe nuk mund të lejohet që përfaqësuesit e një investitori kryesor të përjashtohen nga aktivitetet zyrtare në kundërshtim me çdo normë kontraktore dhe institucionale.

Kompania e konsideron këtë situatë si një përshkallëzim të rrezikshëm të një konflikti që tashmë po kalon kufijtë e një mosmarrëveshjeje tregtare dhe po prek drejtpërdrejt funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të projekteve publike në vend.

MABCO i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme për të garantuar respektimin e ligjit, të kontratës koncesionare dhe të autoritetit të tyre institucional, si dhe për të rivendosur funksionimin normal të projektit të Aeroportit të Vlorës.

Kompania mbetet e angazhuar për realizimin e këtij investimi strategjik dhe për bashkëpunim të plotë me të gjitha institucionet shtetërore, por thekson se situata të tilla nuk mund dhe nuk duhet të përsëriten.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI