Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Berisha: Bonusi i pensionistëve doli 8 euro, 2 kg domate

Lapsi.al 15 April 2026
Berisha: Bonusi i pensionistëve doli 8 euro, 2 kg domate

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në një takim me fermerët në Berat, ku ndër të tjera foli për naftën dhe për pensionet.

Kryedemokrati theksoi se PD në pushtet do të heqë çdo taksë për naftën dhe do japë subvencione për fermerët si çdo qeveri europiane.

Sakaq, për pensionet shtoi se Rama doli një mashtrues i pashpirt, pasi bonusi i shumëpritur ishte vetëm 8 euro, sa dy kg domate.

Berisha: Do heqim çdo taksë. Po të dojë shteti e bën në mënyrë transparente. Kosova e shpalli këto ditë, kanë vendosur disa pagesa për bagëtitë. Që të gjitha janë shumë të vonuara. Nëse Kosova jep 30 euro për dele. Ky vendosi 12. Nëse Kosova ka 25 euro për bletën, ky 20. Pse më pak ne? Ne u bëmë, ishim në disa drejtime në krye për rroga dhe pensioni, tani kemi zbritur në fund dhe zotohemi që do arrijmë Kosovën dhe Maqedoninë. Ka një përjashtim shumë të egër, të 38% të popullatës nga shoqëria. A dëgjoni ju lajme për çmimin e naftës dhe heqjen e mbështetjes me naftë të fermerëve, për vështirësitë e rralla. Gjithçka censurohet, sikur nuk jeni. Media që kontrollohen në mënyrë mizore. Paguhen nga paratë tuaja për të fshehur problemet tuaja, për të mbuluar me heshtje situatën tuaj. Fermerët sot janë pa zë, pa përfaqësim.

Do organizojmë rrjetin më të mirë të këshillimeve dhe të konsultave për ju, orientimin. Sikundër, projekti i Shqipërisë rurale, do vazhdojë deri në kompletimin e plotë të infrastrukturës, vaditjes. Shqipëria është plot me ujë, por arat dhe njerëzit nuk kanë ujë. Vlora ditë të tëra pa ujë, ky u thoshte se tubi është i vitit 2009. Sistemi i vaditjes në Shqipëri është i prapambetur, investimi në këtë sistem është jetik. Ne jemi vend me ujë. Kemi edhe naftë edhe ujë. Të vazhdojmë investimet në Shqipërinë rurale, edhe sa mld euro të duhen.

Për pensionet, doli një mashtrues i pashpirt. Me pensionin shumica e pensionistëve nuk blejnë dot ilaçet e muajit. Nuk mbyllin dot muajin as për ushqime. Ky rri e thotë bonusin. Sa doli? 8 euro doli. Për 690 mijë pensionistë bonusi i shumëpritur doli 8 euro, dy kg domate. A ka tallje më e madhe? në 2013 thoshte pension mesatar ishte 80 euro. Injorant më i madh nuk është ulur kush në atë karrige që kur u themelua shteti shqiptar. Nuk i dëgjon dot një fjali shtetari. Një fjali për jetën tuaj ekonomike, nuk e dëgjoni dot. Ngatërron TVSH me naftën. Ato koncepte ka. Bonusi i pensionistëve, çfarë mund të marrë me 150 euro. Më thuaj. Pensionisti nuk merr dot ilaçet. Më së paku duhej 400 euro pensioni mesatar. I mbajti. Pse u rritën pensionet në serbi, Mal të Zi. Ne ishim para tyre për pensione. Ky me koncepte të vjetra. Nuk rrisin rroga në socializëm. Edhe ky mendoi se me atë mënyrë mund të ecë, por ky është treg.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI