Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu lokale

Lapsi.al 3 February 2026
Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu lokale

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike reletivisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime.

Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit parashikohen reshje të dobëta shiu lokale. Gjatë ditës, kryesisht në orët e mesditës e pasdites, reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët.  Nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore. Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve. Në lartësinë mbi 900-1000 metër në veri-verilindje-juglindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare në jug në pjesën e parë të ditës era hera-herës me shpejtësi deri 10m/s.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI