Flash

I ftohti ekstrem "pushton" New York-un, 13 persona humbin jetën

Lapsi.al 3 February 2026
I ftohti ekstrem "pushton" New York-un, 13 persona humbin jetën

Të paktën 13 persona kanë vdekur në New York City nga i ftohti ekstrem. Vendi po përballet me valën e 11-të radhazi të të ftohtit, e cila ka ngrirë rrugët dhe sheshet, ndërsa autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të mbrohen nga temperaturat ekstreme.

"Këtë mëngjes, gjashtëmbëdhjetë nga bashkëqytetarët tanë të Nju Jorkut vdiqën ndërsa ishin jashtë gjatë kësaj periudhe të ftohti ekstrem. Në 13 prej këtyre rasteve, gjetjet paraprake tregojnë se hipotermia luajti një rol", tha kryebashkiaku Zohran Mamdani.

Mediat e huaja shkruajnë se Metropoli verilindor i SHBA-së mund të jetë duke përjetuar aktualisht periudhën më të gjatë të vazhdueshme të temperaturave nën zero në të gjithë historinë e qytetit. Për të adresuar këtë situatë, autoriteti bashkiak mobilizoi një flotë prej 20 automjetesh me personel shëndetësor, si dhe qendra ngrohjeje për raste emergjence.

Sipas statistikave zyrtare, midis viteve 2005 dhe 2021, qyteti i Nju Jorkut regjistroi midis 9 dhe 27 vdekje në vit të lidhura me të ftohtin. Ky numër u rrit në 34 në vitin 2021

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI