Flash

Banorët e fshatit Luzë në Fushë-Krujë ngrihen në protestë për rrugën e dëmtuar

Lapsi.al 2 February 2026
Banorët e fshatit Luzë në Fushë-Krujë ngrihen në

Banorët e fshatit Luzë në Fushë-Krujë janë ngritur në protestë ditën e sotme, siç kishin paralajmëruar, për shkak të gjendjes së rrugës së dëmtuar. Ata thonë se do ta bllokojnë rrugën derisa kërkesa e tyre për rregullimin e saj të merret parasysh nga autoritetet.

Banorët shprehen se ranë “pre” e mashtrimit njëherë nga autoritetet, të cilët nuk e mbajtën premtimin për ta rregulluar rrugën në shtator.

“Ne do të rrimë këtu derisa të vdesim, nuk kemi për të hapur rrugë. Është bërë prej ibret, këtu ka kalamaj shkolle. Nuk ka pasur reagim kur protestuam.

Unë e bëj përditë këtë rrugë, por është tmerr. Rruga është për faqe të zezë, makinat na janë shkatërruar, taksat po ngrihen dita ditës. Ne të paguajmë gomë e pjesë makinash apo shtetin.

Ose do ta rregullojnë ose nuk do ta lirojmë fare më. As natën dhe as ditën. Do të rrimë këtu. Na gënjyen njëherë se thanë për në shtator.

Ne kemi dalë për rrugën këtu, është copë-copë. Taksat ia paguajmë shtetit për makinat, por makina vetëm se s’ka gojë me fol se nuk futet këtu. “, u shprehën disa nga banorët.

Aulon Kalaja, ish-kandidat i PD për deputet, është i pranishëm me banorët në protestë, i cili kërkoi reagim të menjëhershëm nga ARRSH. Ai theksoi se së bashku me banorët do të përcjellin një shkresë nëse është miratuar fondi për rregullimin e aksit.

Po ashtu ai tha se duhet të vijë njëherë kreu i ARRSH-së dhe të shikojë nëse mund të kalojë me makinën e tij në rrugën me gropa dhe të shkatërruar.

“Kanë dalë për të drejtën e tyre legjitime për rrugën. Edhe sot e kanë bllokuar rrugën sepse janë në të drejtën e tyre. Kjo është një protestë për të drejtat e tyre qytetare. Kemi parë se në të gjithë Shqipërinë po bllokohen rrugët, po bien masive dheu ndërkohë që këtu është problem tjetër. Para 15 vitesh, kanë dalë këtu për të bllokuar rrugën që ky aks të mos bëhej sepse është rrugë lagjeje, fshati.

Luzi ia dha këtë rrugë qytetit të Fushë-Krujës, e bëri këtë sakrificë dhe ta lënë Luzin në këtë formë është krim. Prandaj është e drejtë e këtyre banorëve jo vetëm me dalë në protestë, por me bërë akse të tjera sepse këtu duhet një përgjigje. Prandaj i bëj thirrje nga Luzi ARRSH, se e dimë se në çfarë skandalesh është përfshirë, të vij këtu drejtori dhe të shohë rrugën. Në rast se këtu kalon makina e tij, atëherë t’u thotë luzjanëve që të kalojnë edhe makinat e tyre.”, u shpreh Kalaja.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shit...

08:56

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI