Flash

Kërkesa për rritje pagash, Rama: Gjyqtarët duan t'i imponohen parlamentit e qeverisë

Lapsi.al 2 February 2026
Kërkesa për rritje pagash, Rama: Gjyqtarët duan t'i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kërkesën e gjyqtarëve për rritje pagash. Në një video live në Facebook, Rama thotë se gjykatësit sot “janë vetë zot dhe vetë shkop”. Rama theksoi se gjykatësit duan t'i imponohen parlamentit dhe qeverisë, dy pushteteve të tjera.

“GJK publikoi para pak ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish edhe ato me probleme ligjore, kërkuan nga GJK që t'ju rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrimin të publikuar nga seanca, ndihesh në vështirësi të madhe duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me GJK lë tejet për të dëshiruar. Këtu nuk është çështje personash. Në Shqipëri pagat e gjykatësve sot siç janë, janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi dhe janë dyfish më të larta sesa pagat e gjykatësve në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi”, tha Rama.

Sipas Ramës është absurde që të kërkohet rritje rroge nga 1800 deri në 3000 euro. Ndërsa në këtë iniciativë tha se bëjnë përjashtim gjykatësit e SPAK.

“I ngritën mbi presidentin dhe mbi gjithë të tjerët për t'i dhënë një sinjal të vullnetit për të pasur jo vetëm një drejtësi të pavarur, por edhe gjykatës që të ndihen të respektuar, duke marrë paga super, ky thotë ta bëjmë tani përgjithmonë. Pra Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht ku gjykatësit të marrin paga më të larta se të tjerët, mbi presidentin. Çfarë kërkojnë gjykatësit? 1800 euro rritje për gjyqtarin e shkallës së parë, 2000 euro rritje për gjyqtarin e Apelit dhe rreth 3000 mijë euro rritje për gjykatësit e SPAK-ut, plus BKH. Duhet thënë në fakt që SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt. Këtu jemi. Jemi në një situatë kur gjykatësit duan të imponohen mbi parlamentin, mbi qeverinë dhe dy pushtetet e tjera dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se shpreson që “Gjykata Kushtetuese mos t’ia lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë dhe të mos na bëjë të kërkojmë ilaçe të tjera”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shit...

08:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI